Albspirit

Media/News/Publishing

‘Kathimerini’ provokon çamët: Bëhet fjalë vetëm për 220 prona

E përditshmja greke Kathimerini ka publikuar detaje të bisedimeve që u zhvilluan ditët e fundit mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë në përpjekje për të normalizuar dialogun mes dy vendeve ndërkohë që shënon se cështja e pronësië së camëve lidhet me gjithsej vetëm 220 prona.

Kathimerini thekson se Athina mbajti lart prioritetin e saj për kufirin detar me Shqipërinë, pasi janë pezulluar kërkimet për  hidrokarburet në detin Jon, cituar nga vp.

Shqipëria nga ana tjetër sipas gazetës, refuzon të zbatojë marrëveshjen dypalëshe për të identifikuar dhe varrosur eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë në 1940-41 gjatë luftës greko-italiane: konkretisht varrezat ushtarake në Këlcyrë, Përmet dhe Buliarat. Çështja e të vdekurve të pavarrosur është simbolike, por Tirana e mban të hapur.

Kathimerini shton më tej se shqiptarët ngritën çështjen e heqjes së ligjit të luftës, heqjen e kredencialeve konsullore të dokumenteve të qeverisë greke, e cila është e rëndësishme për qindra mijëra qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe sigurisht çështja e Çamëve.

Por gazeta nënvizon se për Athinën, “çështja e Çameve” nuk ekziston, madje as nuk pranohen diskutime në tryezë, pasi çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunëtorët nazistë nëpër Evropë janë mbyllur në mënyrë efektive dhe të parevokueshme që dekadën e 1960.

Çështja e pronës ka të bëjë me disa prona shqiptare, rreth 220, të cilat janë shpronësuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Një nga çështjet qendrore të ngritura nga pala greke ka të bëjë edhe me tekstet shkollore. Sipas Kathimerini, në Kretë u diskutua edhe mbi perspektiven evropiane te Shqipërisë.

Në Athinë vlerësohet fakti se ka një interes të sinqertë në Tiranë për fillimin e kursit të anëtarësimit në BE, i cili gjithashtu mund të ndihmojë në bisedimet dypalëshe me Greqinë

Please follow and like us: