Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtarët shqiptarë që shkëlqyen në “MTV”

Dje u mbajt një prej eventeve më të rëndësishëm në fushën e muzikës, siç është “European Music Awards”. Drejtimi i këtij eventi këtë vit iu besua Rita Orës, vajzës me oorigjinë shqiptare e cila po korr një sukses të madh në të gjithë botën. Por përveç Ritës, ishin edhe dy shqiptarë të tjerë të cilët u vlerësuan edhe me çmime. Dua Lipa dhe Ermal Meta ishin dy shqiptarët e nominuar për çmime të ndryshme, ku të dy u shpallën fituesit.

Dua u vlerësua me çmimin “Best New” ose “Artistja më e mirë e re” për këngën e saj “New Rules” e cila që në momentin e parë të publikimit u kthye në një super hit veror. Këngëtarja nuk arriti të ishte prezente në event për shkak të angazhimeve të saj me koncerte në Amerikë.

Nga ana tjetër Ermali u vlerësua me çmimin “Best Italian Act”, ose “Artisti më i mirë italian”.

Rita Ora ishte veçantia e kësaj mbrëmjeje pasi ajo e moderoi në mënyrë perfekte këtë event. Rita ka ndërruar 13 veshje të ndryshme gjatë prezantimit të spektaklit ku më e veçanta mbetet ajo me peshqir. Rita ka veshur një fustan si robdishambër, dhe në flokë ka vendosur një peshqir, sikur sapo kishte dalë nga dushi. Veshjet e tjera ishin po aq me fantazi dhe të veçanta ku këngëtarja ka vendosur edhe shumë paruke.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Please follow and like us: