Kukës, ndërron jetë në spital e plagosura 29-vjeçare
Në aksidentin rrugor në dalje të tunelit të Kalimashit ku një makinë tip “Voslwagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë mbetën të plagosur dy persona. Drejtuesja e mjetit nga Mirdita nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Kukësit. E reja nga Mirdita, Stela Gjoka ishte në makinë me një tjetër person, i cili mori plagë më të lehta nga përplasje e makinës. Edhe pse ndërhyrja e mjekëve ishte në kohë, e reja nga Mirdita ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare. Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë prezenca e shtuar e lagështirës në rrugë, pasi reshjet e shiut kanë qënë prezente gjatë ditës në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Ngjarja e ndodhi ditën e djeshme në tunelin e Kalimashit, ndërsa i plagosur ka mbetur nje shtetas kosovar që po udhëtonte në makinë.