Albspirit

Media/News/Publishing

Myslim Pashaj: Bushati, inferior ndaj homologut grek

Ish-ushtaraku dhe një njohës i mirë i të drejtës ndërkombëtare detare, Myslim Pashaj, u shpreh sot në Top Story se e sheh inferiore palën shqiptare dhe ndihet skeptik ndaj saj në raport me palën greke, s ai takon rinegocimit të mundshëm të kufirit detar mes dy vendeve.

I pyetur nga mioderatori Sokol Balla, Pashaj u shpreh se në marrëveshjen e parë “Nga pikëpamja juridike Shqipëria tregoi mosmnjohje të mëdha të standardeve ndërkombëtare të konventës së detit”.

Kështu që në këtë takim të dytë sipas tij: “Duhet të ishin bërë seiminare, diskutime work-shop në këto 8 vjet. Pala shqiptare duhet të ishte e përgatitur. Ende nuk kemi një hartë detare midis dy shteteve. Këtë hartë nuk e kemi bërë ne, e ka bërë pala greke, e cila është e përgatitur në krahasim me ne. Mendoj që pala greke është plotësisht e armatosur që ashtu siç e bëri luftën e saj në tavolinën diplomatike, edhe kësaj here nuk do ta ndryshojë këtë. Kjo i bënë ata që të jene më të sigurtë. Nëse ata do të lëshojnë pe dhe do të jenë dakord për rinegocim, kjo është diçka shumë e madhe. Nga ministri nuk kam dëgjuar nga që të thotë se pala greke është gati për rinegociatë. Pala shqiptare në biseidmet që ka bërë me palën greke nuk ka qenë e barabartë. Bota lufton për terirore, për hapësira”, – tha Pashaj.

Please follow and like us: