Albspirit

Media/News/Publishing

Pjerin Ndreu: Mjerë ne për opozitën qaramane

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, për përjashtimin e tij 10 ditë nga veprimtaritë parlamentare.

Sipas tij, opozita është e lodhur dhe nuk mund të bëhet politikë me taktika të tilla. “Me ardhë djali në shpi nga kopështi me të thënë, se njeri me tha do rrafe, ti se merr seriozisht ! Ne kopeshtin e PD kalamajt jane qaramane e vene kujen per asgje ! Medaljet ne politike nuk fitohen keshtu. Po kur thone thone se duhet terheqe zvarre, duhesh kape per zhelelsh, apo kur artikulojne akuza publike banale e te genjeshtra per droge e idiotesi keta te kopeshtit te PD ?! Keta shohin qimen te syri tjetrit e nuk shohin traun te syri vete ! Mjere ne per opoziten e lodhur dhe qaramane”, thotë Ndreu.

Please follow and like us: