Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Shkarkim Zgurit dhe Kapllanajt

Kryeministri Edi Rama mbështet nismën e grupit parlamentar socialist për të filluar procedurat për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri. Veç kësaj, Rama thotë se po shqyrtohet mundësia edhe për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës. “Përshendes nismën e grupit për të filluar procedurat për shkarkimin e kryetarit të KQZ-së. Nga ana tjetër, së bashku me ekspertët e Kryeministrisë po shqyrtohet mundësia për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, si subjekt i ligjit të dekriminalizimit”, tha Rama. Kryeministri deklaroi se “fakti që ka teserën e PD, nuk e bën me imunitet ndaj ligjit dhe as virgjëreshë në raport me veprat penale që ka kryer dhe ndëshkuar nga gjykata italiane, kreun e kësaj bashkie”. Ndërkohë, Taulant Balla u shpreh se do të fillojë proceduarat për shkarkimin e Klement Zgurit nga kreu i KQZ. Balla u shpreh se Klement Zguri me veprimet dhe mosveprimet e tij ka zgjatur jetën politike të një të dënuari. “Drejtësia italiane konfirmoi se Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet për vjedhje. Zyrtari i lartë në krye të KQZ shkeli me dashje ligjin për dekriminalizimin. Do të fillojmë proceduarat për shkarkimin e Klement Zgurit nga kreu i KQZ”, u shpreh Taulant Balla.

Please follow and like us: