Albspirit

Media/News/Publishing

Tabaku: Qeveria mashtron, në 2018 s’do ketë rritje pagash e pensionesh

Deputetja demokrate, anëtarë e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku deklaron se në vitin 2018 qeveria nuk do të bëjë asnjë rritje pagash apo pensionesh. Sipas saj të gjitha ato që janë deklaruar janë mashtrime pasi fondet në buxhet për pagat, pensionet dhe ndihmën e ekonomike janë më ulta se ky vit.

Statusi i Tabakut në facebook

Dëgjoj makinën e propagandes qeveritare te flasë për rritje pagash, pensionesh dhe ndihmës ekonomike për vitin e ardhshëm. Gënjejnë! Pasi mes propagandës dhe faktik është një det i madh të vërtetash që i nxjerr zbuluar. 1. Fakti është se për vitin e ardhshëm buxheti ka rezervuar 1 mld lekë shtesë në paga, që ështe 4.5 mld lekë më pak se viti sivjetshëm elektoral. 2. Fakti është se për vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar 1.8 mld lekë rritje fondesh pensioni nga 2.5 mld lekë në vitin aktual. Pa llogaritur dështimin e skemës së pensionit në fshat. 3. Fakti është se qeveria nuk ka asnjë lek shtesë për ndihmën ekonomike megjithse shqiptarët taksa progresive i ka bërë gjithnjë e më te varfër. Kjo është e vërteta e buxhetit 2018 që nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë. Ose kane ne plan te pergjysmojne numrin e perfituesve ose kane ne plan te zbarzin Shqiperine!

Please follow and like us: