Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja Schultz: Emigrimi nuk është alternativë…

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Suzanne Schultz nga Kukësi ka deklaruar se emigrimi jashtë vendit nuk është alternativë, pasi shumë shqiptarë po kthehen me duar bosh.

Schultz: Rruga jashtë vendit duke sikur është alternativë për shumë shqiptarë, por ata po kthehen duar bosh në Shqipëri.

Në inaugurimin e qendrës së informacionit për emigrimin dhe të drejtat e njeriut, ajo tha se ka takuar shumë njerëz që duan të ecin para profesionalisht.

Nga ana e tij kryetari i bashkisë Kukës Bashkim Shehu tha se taksat në këtë qytet janë të ulëta dhe qëllimi është të thithim investime.

Shehu: Të zhvillojmë qytetin për të frenuar azilkërkuesit. 42.2% e familjeve janë me ndihmë ekonomike

Ajo tha se Gjermania është investitore kryesore e Kukësit./oranews/

Please follow and like us: