Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Rama është gati të zhvishet lakuriq…

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se ai është i gatshëm të zhvishet lakuriq vetëm që të mund të mos i japë përgjigje një pyetjeje.

Pas një konference për shtyp, gazetarët e pyetën liderin e opozitës për dosjen Tahiri, dhe Lulzim Basha ka deklaruar se prej dy javësh asnjë fjalë s’ka dalë nga goja e kryeministrit në lidhje me gjetjen e patentave të lundrimit të ish ministrit të tij në makinën e djalit të biznesmenit nga Vlora (ku u gjetën dhe mbi 800 mijë euro).

“Edi Rama është gati të zhvishet lakuriq për t’iu shmangur pyetjes se pse e mbrojti Saimir Tahirin. Pse nuk thotë një fjalë për paratë e drogës dhe patentat e lundrimit të Tahirit të kapura? Ka dy javë që hesht që t’i shmanget këtyre pyetjeve. Dhe përgjigja është në këtë kontekst, ai po bën dhe do bëjë gjithçka, por nuk do t’ia dalë”- tha Basha.

Please follow and like us: