Dënohen 4 serbë, dogjën ambasadën e SHBA në Beograd
Gjykata e Lartë e Beogradit ka dhënë sot dënimet me burg prej gjashtë muajsh me kusht gjatë periudhës prej dy viteve të arrestuarve për djegien e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, në vitin 2008, pas protestës, Kosova është Serbi.
Janë dënuar, Dejan Vuçkoviq, Dragan Marinkov dhe Marko Novitoviq. Me pesë muaj burg me kusht për dy vjet, është dënuar i akuzuari, Millan Tomas, raporton Rel.
Tre të akuzuar të tjerë janë liruar në mungesë të provave.
Ky është vendimi i dytë i shkallës së parë në këtë rast, pasi vendimin e parë vitin e kaluar e ka anuluar një gjykatë e apelit duke kërkuar përsëritjen e procesit gjyqësor.
Ata ishin të akuzuar pasi pas mitingut “Kosova është Serbi” para Kuvendit të Serbisë, në mënyrë të organizuar kanë arritur para Ambasadës amerikane dhe kanë hedhur gurë, objekte të tjera si dhe i kanë vënë flakën ndërtesës së ambasadës. Nga zjarri i shkaktuar humbi jetën personi 20 vjeçar, Zoran Vujoviç, nga Novi Sadi.