Albspirit

Media/News/Publishing

Flitej se do largohej në Itali, Alketa Vejsiu sqaron gjithçka

Alketa Vejsiu i ka sqaruar të gjithë lidhur me të vërtetën e asaj që në media u raportua si braktisje nga ana e saj e televizionit kua ajo punon dhe e Shqipërisë.

Prezantuesja e famshme përmes një postimi në Instagram, ka treguar se ajo nuk do të braktisë as Shqipërinë dhe as “Klanin”.

“Nuk do ta lë as Shqipërinë as Klanin! Por premtoj që në rastin më të parë përtej kufijve, do ta them me shumë krenari në shqip ‘Jam krenare që jam shqiptare!’… E kam bërë në të gjithë rrugëtimin tim në fakt që kur isha e vogël dhe shkoja në Greqi tek babai im emigrant; të tërë mundoheshin të fshihnin identitetin; unë refuzoja ta bëja… ”

Dhe kam vijuar të përçoj më të mirat vlera të Shqipërisë time të bukur në çdo kënd të botës me të cilën puna apo jeta më kanë lidhur! I detyrohem shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve që më bërë kjo që jam!

Vazhdoj normalisht jetën në Tiranë, por me një qasje globale që thjesht kapërcen kufijtë e vendit tonë, por me rrënjët në Shqipëri gjithmonë, aty ku punoj dhe kam ndërtuar jetën time dhe ëndrrat e mia… Nuk ka asgjë më të bukur sesa të besosh tek ëndrrat dhe të kesh një pasion! Përqafime të gjithëve dhe më uroni fat!” ka shkruar Vejsiu.

Please follow and like us: