Floriana Garo: Kam qenë më e lumtur në Shqipëri…
Ish-moderatorja e njohur e TV Klan, Floriana Garo, ka nisur jetën e saj të re në Zvicër, së bashku me partnerin Enis Daci, me të cilin pret edhe një fëmijë. Të dashuruar, të fejuar dhe në pritje të fëmijës së tyre të parë, duket se Floriana nuk mund të kishte jetë më të lumtur se kaq. Por si e ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kaluar, Floriana u pyet nëse është më mirë të qëndrosh në Shqipëri, apo të largohesh. Përgjigjja e saj ka befasur, pasi ajo rrëfen: “Për një jetë më të mirë ekonomikisht dhe për kushte më të mira jetesë, të jetuarit jashtë, është një zgjedhje e mirë, por unë kam qenë më e lumtur në Shqipëri”. Sakrificën për të lënë pas jetën në Shqipëri, Floriana e ka bërë për hir të dashurisë dhe fëmijës që pritet të vijë në jetë. Janë të pritshme, dhe të domosdoshme të tilla sakrifica, kur vjen koha të hedhësh hapin e radhës. Tashmë, Floriana ka edhe interesin e partnerit dhe fëmijës së saj për të menduar, por Floriana duket plotësisht e gatshme të bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme për të tre.