Gjergj Bojaxhi: Na e shkatërruan edhe Valbonën!
Për ata që mbase u gënjyen nga fjalët e bukura të kryeministrit Rama kur tha që “në Valbonë do ndërtojmë hidrocentrale me standartet e Europës veriore” fotot bashkangjitur, Tetor 2017, tregojnë mjaftueshëm se cfarë po ndodh në lumin dhe në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Sigurisht hidrocentralet do të shoqërohen edhe me shtylla të tensionit të lartë në një luginë ku vende vende gjerësia është më pak se 100 metra.
E gjitha kjo e shoqëruar me:
-Manipulim të dokumentacionit të “konsultimeve” me publikun;
– Presion deri në arrestim të banorëve që u organizuan per të kundërshtuar këtë projekt;
-Blerjen e heshtjes nga të tjerët duke i lejuar të ndërtojnë pa leje hotele e bujtina brënda parkut apo rrini urtë nqs doni të mbani ndërtimet e mëparshme pa leje që keni berë;
Kjo qeveri duket gjithmonë e më shume si një bandë shantazhuese sesa një qeveri e ligjit dhe e së drejtës.
Please follow and like us: