Grushte dhe njerëz të gjakosur në fytyrë brenda Gjykatës së Tiranës
Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme një ngjarje aspak të zakontë që ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës, ku pamjet e një videoje tregojnë disa persona që konfliktohen me grushte me njëri-tjetrin. Nga video vihen re disa persona të së njëjtës familje që konfliktohen me dikë në mjediset e brendshme të gjykatës, ndërsa polici që komunikon me ndërhyrjen e shpejtë për të ardhur në ndihmë të zgjidhjes së konfliktit. Nga video e publikuar, duken persona të gjakosur, forcat e policisë që arrestojnë personat e përfshirë në konflikt dhe një pamje vërtet kaotike që ndodh në Gjykatën e Tiranës. Drejtuesit e emisionit, Saimiri dhe Genti, referuar pamjeve në fjalë, apeluan që policia duhet të jetë e kujdesshme me atë që ndodh brenda një gjykate, pasi ata mund të futen me armë dhe në fund të prodhojnë edhe një tragjedi. Nga ana tjetër, pamje të tilla, vështirësojnë edhe punën e gjykatësve në vendimet e marra, pasi siguria e tyre nuk mund të mbrohet vetëm nga një polic që lajmëron forcat e ndërhyrjes së shpejtë.