Albspirit

Media/News/Publishing

Pahor: Maqedonia të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s

“Sllovenia me kujdes e ndjek dhe e miraton politikën e fqinjësisë së mirë dhe të politikës rajonale në Republikën e Maqedonisë, si një ndër kushtet për anëtarësim në BE e NATO dhe ngelet përkrahës i fuqishëm në këto procese”, tha presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor në takimin e sotëm me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, shkruan tv21.

Ashtu siç informon shërbimi për informim i Qeverisë së Maqedonisë, Pahor “sinqerisht shpreson se shumë shpejt Maqedonia do të jetë anëtarja e radhës e NATO-s dhe se me BE-në së shpejti do të arrijnë marrëveshje për fillim të bisedimeve”.

Zaev ka theksuar se “koalicioni qeveritar në Maqedoni pas zgjedhjeve lokale, rezultatet e të cilës konfirmuan mbështetje për politikat aktuale, tani kanë për obligim që sa më shpejtë në mënyrë më solide t’i vazhdojë proceset e filluara reformatore”.

Please follow and like us: