Persona të panjohur i uzurpojnë pronën biznesmenit libanez Fad Mitri te Gjiri i Lalzit
Një grup personash të paidentifikuar, ditën e sotme, kanë uzurpuar pronën e biznesmenit libanez Fad Mitri në Gjirin e Lalzit.
Mësohet se ata janë futur me dhunë në pronën private të biznesmenit të larguar tashmë nga Shqipëria dhe kanë kërcënuar rojen, si dhe e kanë realizuar rrethimin e saj.
Ngjarja nuk është bërë publike ende nga policia.
Fad Mitiri ishte duke ndërtuar një resort turistik në Gjirin e Lalzit, por ai u dhunua nga persona të panjohur dhe pas kësaj ngjarje u detyrua të largohej nga Shqipëria.
Pamjet e largimit të tij me barrelë nga Rinasi ishin mesazhi më i keq për çdo investitor të huaj që kërkon të bëjë biznes në vendin tonë.
Please follow and like us: