Rama: Edhe ti ke në dorë të bësh më shumë për Shqipërinë që duam
“A e do Shqipërinë siç e dua edhe unë?” . Kështu e ka nisur postimin në facebook kryeministri Rama në të cilin poston një video ku shihen disa denoncime që kanë bërë qytetarët tek portali www.shqiperiaqeduam.al. Në video kryeministri tregon se çfarë ka ndodhur pas denoncimit të bërë nga një qytetar në kë portal për një masiv mbeturinash.
“A e do Shqipërinë siç e dua edhe unë? Padiskutim po! A do edhe ti, si edhe unë, që Shqiperia të bëhet më e mirë më shpejt? Padyshim po! A e di që edhe ti ke në dorë të bësh më shumë për Shqipërinë që duam? Nëse dyshon tek mundësia jote, shikoje këtë shembull të thjeshtë për çka mund të bëjmë së bashku”- shkruan Rama.
http://www.javanews.al/video-rama-edhe-ti-ke-ne-dore-te-besh-shume-per-shqiperine-qe-duam/