Takimi i Kretës, asnjë fjalë për Çamërinë
Gazetarja e Vizion Plus, Gerta Banushi e ftuar në emisionin #DritaremeRudinën, bëri një panoramim të takimit Bushati- Kiotzias dhe si u paraqit ai në mediet greke.
“Në mediet greke janë paraqitur të gjitha çështjet që janë diskutuar në takimin e Kretës, mes Kotzias dhe Bushatit. Gazeta më e madhe greke “Kathimerini”, thotë se kjo çështje nuk është diskutuar, nuk ekziston dhe nuk do të preket më, pasi është mbyllur me kohë. Mediet greke kanë pasqyruar diskutimet para takimit dhe pas takimit. Janë marrë me deklaratat e dy ministrave të jashtëm. Sipas, politologut Kostandinos Filis, drejtor i kërkimeve në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare në Athinë, ky takim nxori në pah problemet që janë të pazgjidhshme me Shqipërinë. Madje, sipas tij, çështja shqiptare është rikthyer në rend të parë, duke lënë pas çështjet me Maqedoninë dhe Turqinë”, tha Banushi.