Zgjidhet kreu i ri i Shërbimit Informativ Ushtarak
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka firmosur urdhrin që emëron në krye të inteligjencës së ushtrisë kolonel Bardhyl Nuredinaj, i cili më parë ka qenë komandant në Qendrën e Personel Rekrutimit të Forcave të armatosura, njofton “Top Channel”. Ky shërbim prej dy muajsh nuk ka drejtues, pas emërimit dhe dekretimit të Bardhyl Kollçakut si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Me ligjin e ri, kreu i SHIU as nuk emërohet as nuk shkarkohet me dekret të Presidentit, por vetëm me urdhrin e Ministres së Mbrojtjes.
Please follow and like us: