Albspirit

Media/News/Publishing

Apeli shkurton dënimet për grupin Xibraka, ja sa vite burg do të bëjë Ermal Hoxha

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me një vendim të ditës së sotme ka pranuar kërkesën për dënim të shkurtuar për grupin e Xibrakës, duke i ulur 1/3 e dënimit për të gjithë të akuzuarit. Një kërkesë e tillë ishtë refuzuar më parë nga Gjykata e Shkalës së parë. Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha do të vuajë vetëm 6 vite e 8 muaj dënim me burg, nga 10 që kishte vendosur Gjykata e Shkallës së Parë. Ilir Hyseni dhe dy kolumbianët që u arrestuan në laboratorin e drogës do të kryejnë nga 8 vite burg secili, ndërsa Genci Xhixha u dënua me 8 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Please follow and like us: