Albspirit

Media/News/Publishing

Befasitë e horoskopit, e enjte 16 nëntor 2017

Dashi

Marrëdhënia juaj me partnerin/en do jetë e ngrohtë, plot bashkëpunim dhe kënaqësi. Do keni të dy të njëjtat mendime për gjithçka. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë ditë. Beqarët do i marrin gjërat me vrull por ka rrezik të pengohen dhe të vriten. Kujdes, matuni mirë para se të veproni. Në planin financiar do iu ndihmojnë yjet të stabilizoni buxhetin.

Demi

Plutoni iu premton momente të mrekullueshme pranë partnerit/es. Kujdes mos provokoni xhelozinë e tij sepse situata mund të ndryshojë menjëherë. Beqarët do këmbëngulin shumë të krijojnë një familje. Bëni kujdes sepse mund të takoheni dikë që nuk do iu përshtatet aq sa duhet. Perspektiva të mira financiare.

Binjakët

Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do bëni shumë lëshime në jetën në çift. Ai që keni në krah do ndihet edhe më mirë se kohët e fundit dhe do kaloni momente mjaft të këndshme. Beqarët nuk do takojnë dashurinë sot. Më mirë qëndroni vetëm sesa të vuani nga premtimet e pa mbajtura. Në planin financiar nuk do keni problem.

Gaforrja

Nëse keni krijuar tashme një lidhje, mundohuni me delikatesë të flisni me partnerin/en tuaj dhe të rregulloni problemet që keni pasur. Shmangni temat delikate. Dashuritë e beqarëve do jenë mjaft të ndërlikuara. Tregohuni më të fshehtë që t’ia lehtësoni vetes gjerat. Në planin financiar mund të keni një përmirësim të situatës.

Luani

Do jeni më sharmantë se kurrë sot dhe do e bëni partnerin/en të ndihet si mbi re. Dita do jetë mjaft harmonike dhe nuk do keni asgjë për çfarë të mërziteni. Beqarët do kenë shumë mundësi të takojnë dikë që do iu përshtatet së tepërmi. Përfitoni! Jupiteri do bëhet aleati juaj në planin financiar dhe do iu mbroje nga te gjitha problemet.

Virgjëresha

Atmosferë e kontraktuar për jetën në çift. Here do ndiheni mirë dhe do dashuroni ashtu si t’iu vijë dhe herë pas here do ndiheni të mërzitur dhe të pakënaqur me partnerin/en. Do jetë periudhë tranzicioni. Beqarët nuk do kenë të reja. Në planin financiar do realizoni transaksione shumë të mira dhe do e përmirësoni buxhetin.

Peshorja

Qetësia do të mbizotërojë në lidhjen tuaj gjatë gjithë kësaj dite. Mos u shqetësoni sepse ndonjëherë njeriu ka nevoje edhe për ditë të tilla. Gjithsesi bashkëpunimi nuk do të humbasë. Beqarëve do iu bëhet obsesion gjetja e partnerit ideal. Bëni kujdes mos zhgënjeheni. Klima në sektorin financiar do jetë e acartë. Kujdes!

Akrepi

Pritet të jetë një ditë e bukur dhe plot diell kjo e sotmja. Venusi, planeti i dashurisë do krijoje ambientin e duhur që ju të ndiheni rehat pranë atij/asaj që doni. Beqarët do joshin së tepërmi. Bëni kujdes. Financat nuk do jenë të mira, situata do jetë e vështire dhe nuk do dini ç’të bëni.

Shigjetari

Yjet do ua bëjnë më të bukur jetën në çift dhe do ndiheni si në ëndërr. Ai që dashuroni do iu bëjë një premtim të madh për të ardhmen. Beqarët duhet të mos e humbin menjëherë shpresën sepse do kenë raste shumë të mira dhe mund të gjejnë dashurinë e vërtetë. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem.

Bricjapi

Përmirësim i ndjeshëm i jetës sentimentale të çifteve. Pas një periudhe me shumë konflikte dhe debate, do të vendoset edhe njëherë komunikimi. Ndjenjat do jenë të forta! Beqarët do jenë më sentimentalistë, por duhet të bëjnë durim për të gjetur personin që iu përshtatet. Kujdes me shpenzimet.

Ujori

Jeta juaj në çift do jetë në qendër të vëmendjes. Pasioni do të jetë më i zjarrtë dhe do ndiheni mirë. Partneri/ja do ua shprehë më tepër ato që ndjen. Emocionet për beqarët do jenë të shumta, por dashuria ende është larg. Do harxhoni shumë para sot. Kujdes sepse situata nuk është e favorshme.

Peshqit

Ata që janë në një lidhje do kenë dëshirë të shkëlqejnë dhe të joshin sot. Nga ana tjetër do keni mbështetjen e Venusit, i cili do shtojë dëshirat e zjarrta. Beqarët ka shumë mundësi të takojnë personin që kanë menduar prej kohësh. Zemra juaj do ndihet mirë. Saturni nuk do favorizoje aspak financat.

Please follow and like us: