Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku trondit guvernatorin e Bankës së Shqipërisë

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte i pranishëm paraditen e sotme në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku po diskutohej për buxhetin 2018. Sejko është vënë në vështirësi nga pyetjet e nënkryetares së këtij komisioni, Jorida Tabaku. Disa nga pyetjet e Tabakut mbetën pa një përgjigje nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

  1. U bene disa vite qe inflacioni eshte vazhdimisht nen objektivin tuaj. Ndersa sipas Instat rritja ekonomike eshte e larte. Papunesia po ulet. Si shpjegoni kete? Pse nuk po rritet inflacioni duke iu përgjigjur kësaj ecurie?
  2. Nga vjen gjithe ky fluks valute pse kemi nje zhvleresim te lekut? A ka lidhje me parate e droges?
  3. Sipas raportit te BSH kemi dy investime te huaja direkte qe kane peshen kryesore ne ekonomi, Ne 2016 nga 953 mln euro 700 mln euro ishin TAP dhe Devoll. Mendoni se do kete goditje bilanci i pagesave kur keto te perfudnojne dhe duke qene se nuk ka asnje investim te ri.
  4. Ne tremujorin e fundit pati nje rritje te forte te sektorit te ndërtimit, si per ndërtimet infrastrukturore dhe per ato rezidenciale. A jane te cuditshme levizjet ne sektorin rezidencial? Kishte vite qe sektori ishte ne stagnacion dhe nderkohe ka sjelle 19 perqind rritje tek rritja ekonomike. Ne raportin tuaj te parafundit thoni shprehimisht qe kompanite po ndertojne te pakredituara nga bankat, duke përdorur burimet e veta. .Kërkesa më e ulët për kredi është perceptuar nga bankat si pasojë e përdorimit të burimeve alternative të financimit. ( ku e kanë burimin keto para) Ne 5-6 vitet e fundit nuk ka patur nje kerkese te tille kaq te larte per ndertim. Bankat duhet te kishin qene burimi kryesore i financimit. Normat e interesit kane qene vazhdimisht ne ulje. Kane qene stimul nga banka e shqiperise per bankat e nivelit te dyte qe te kreditohet biznesi por kjo ska ndodhur. Une mendoj se ky duhet te jete nje faktor shqetesues per Banken e Shqiperise dhe per ne si komision ekonomie?
  5. Banka Abi Bank eshte licensuar nga BSH edhe pse ka aksionere kompani offshore, me shume pak aktivitet financiar. (duke e bere jo transparante burimin e financimit). Mqs jeni ne komision per here te pare mbasi eshte bere publik ky infomacion. A keni kontrolluar ju se cilët janë personat qe po futen ne sistemin tone bankar? Sa serioze ju duken këta aksionere?/
Please follow and like us: