Albspirit

Media/News/Publishing

Marina Fara sqaron keqkuptimin e portaleve

Vajza e këngëtares Eli Fara është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi Marina Fara ka shokuar fansat me nje foto qe mban nje mbishkrim të Madonës të postuar në Instagram:

‘Ndonjëherë duhet të bëhesh kurvë, për të bërë disa gjëra’.

Çfarë ka dashur të thotë Mariana me këtë shprehje? Ka hequr dorë përfundimisht nga të qenurit juriste…?

Në fakt ajo ka treguar shumë pak lidhur me profesionin e saj. Të vetmet që bien në sy në profilin e saj janë fotot provokuese dhe jeta e natës.

Por duket se Marina ka pasur diçka tjetër në mendje kur e ka shpërndarë këtë foto e kur ka shkruar në krah të saj “se është koha për të ndryshuar”.

Ajo e ka ripostuar edhe një herë foton duke sqaruar:

“Po e rihedh edhe njëherë foton për të vënë ne dukje injorancën e disa portaleve tona që nuk dinë me cfarë të bëjnë për dy klikime…Kuptimi i kësaj thënieje të Madonës nuk ka të bëjë aspak me profesionin se është për të qeshur dhe për të qarë në të njëjtën kohë me injorancën, kuptimi i kësaj thënieje në thelb është që ndonjëherë të qenit i drejtë, i sinqertë dhe i vërtetë në këtë botë ku jetojmë nuk ka vlerë…”.

Please follow and like us: