Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesmeni që u kap me mijëra euro dhe patentat e Tahirit hotel me 5 yje në mes të Tiranës

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi sot se Lefter Sotës, babait të Orest Sotës (personi që u kap me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit) i është dhënë leje nga Rama të ndërtojë një hotel me 5 yje në Rrugën e Dibrës në Tiranë.

“Shqiptarët nuk janë budallenj, budallenj do ishin po të besonin se ajo që i ka ndodhur Saimir Tahirit është rastësi, që shet makinën e nuk jep dokumentat është rastësi, që kriminelët e përflasin kot është rastësi, që nuk është ky Saimir por është tjetër, që merr 5 milion në muaj por i duhen 20 milionë për fushatë është rastësi. Budallenj do të ishin po të besonin se është rastësi që ky ka patentë skafisti, jo 1 po 2 ,rastësi është që patenta i gjendet bashkë me 863 mijë euro në makinën e një biznesmeni që ka fituar tenderin e komisariatit të kombinatit, në makinën e një biznesmeni tjetër që po ndërton një hotel me 5 yje tek Selvia pasi ka marrë lulishten afër policisë Bashkiake”, tha Basha.

“Ku janë paratë thotë Edi Rama? 863 mijë janë në prokurori, po janë një thërrime në thesin me qindra miliona euro të drogës që nuk janë shpifjet e mia, por janë shifrat e sakta të policsë gjermane, italiane, franceze dhe të europolit.

Thirrja ime sot është të ndalim me çdo kusht këtë buxhet të krimit, ndjej trishtim të madh kur shoh zombizimin e kësaj pjese të sallës, e di që ju mendoni se ky është një moment për të bërë politikë, po jua them që ngrihuni në nivelin e socialistëve të ndershëm, kundërshtojeni këtë buxhet që do cmontohet si kjo qeveri e vdekur politikisht” u shpreh Basha.

Please follow and like us: