Albspirit

Media/News/Publishing

CEZ-DIA/ Ismailaj kërkon pafajësi në Apel pasi u dënua me 11 vite burg

Administratori i kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj, ka kërkuar pafajësi pasi u dënua nga gjykata me 11 vite burg. Ai i është drejtuar Gjykatës së Apelit ndërkohë në procesin në themel ai deklaroi se shumë prova nuk janë shqyrtuar, duke kërkuar madje rinisje të procesit nga fillimi.

Ai mori dënimin për akuzën e mashtrimit duke i shkaktuar shtetit një dëm disa milionë euro lidhur me mbledhjen e borxheve të ish-kompanisë CEZ nga debitorët.

Dënimi për Ismailajn u dha në datën 9 Nëntor nga Gjykata e Shkallës së Parë ndërkohë ai i është drejtuar Apelit dhe pritet të caktohet trupa gjykuese.

Ismailaj u mor i pandehur më 23 dhjetor 2015, ndërsa pas 45 seancave ai u dënua me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim dhe pastrim parash. Ismailajt i’u sekuestruan edhe disa llogari bankare në valutë që shkonin rreth 5 milionë euro.

Please follow and like us: