Kina hap bibliotekën më mahnitëse në botë, me 1.2 milionë libra
Kina ka hapur në Qarkun Kulturor Binhai të qytetit Tianjin-it një bibliotekë pesëkatëshe, e projektuar nga firma holandeze MVRDV në bashkëpunim me Institutin e Planifikimit Urban dhe Projektimit të Tianjin (TUPDI). Biblioteka është quajtur “Syri i Binhai”-t.
Ajo ka një sipërfaqje prej mbi 34 mijë metrash katrorë dhe mund të mbajë deri në 1.2 milion libra. Biblioteka përmban disa hapësira leximi dhe kompjuterë për gjetjen e librave me lehtësi.
Please follow and like us: