Milan do të arrijë zonën Champions
Mbrojtësi i djathtë italian, Andrea Conti beson se Milan do të arrij të kualifikohet për Ligën e Kampionëve
Pavarësisht se Milan renditet vetëm në vendin e shtatë më 19 pikë, nëntë më pak se sa Lazio në vendin e katërt, e që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, Andrea Conti beson se do të arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
“Do të marr kohë, por ne do të arrijmë Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Conti për Gazzetta dello Sport.
“Juventus dhe Napoli janë para të tjerave, por ne do të luftojmë me Interin, Romën dhe Lazion për pozitën e katërt”, tha në fund ai.
Milan këtë fundjavë do të ketë ndeshje shumë të vështirë, pasi do të luajë në udhëtim ndaj Napolit.
Please follow and like us: