Spiro Gjikondi: Post Mortum
Erdha të sjell një tufë lule,
po ti erën e tyre s’e ndjen,
as ngjyrat… Sa të bukura janë…!
Erdha të ndez për shpirtin tënd një qiri,
po ti rrugën drejt parajsës
e ke gjetur
edhe pa dritën e mekët të tij.
Erdha pranë teje
të derdh dy pika lot,
por lotët tashmë nuk të prekin
e psherëtimat e shpirtit tim s’i dëgjon…
Flak’ e qiriut dridhet në erë,
bien e ngrijnë pikat e lotit
e lulet duket sikur flenë
aty, mbi mermerin e ftohtë…
Fli i qetë, ati im i dashur!
Ti bëre aq shumë në jetë!
Brengën tani e kam unë
që s’bëra për ty
sa ishe gjallë
më shumë…
Please follow and like us: