Albspirit

Media/News/Publishing

Tusk: Ka ende shumë punë për fillimin e negociatave për Brexit

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk njoftoi sot se do të takonte kryeministren britanike, Theresa May të premten në Suedi, ku do t’i shprehë se ka ende shumë punë për të filluar diskutimet mbi marrëdhënien e ardhshme me Londrën pas Brexit. “Donald Tusk ndryshoi axhendën e tij për vizitën në Goteborg, ku do të organizohet nesër një samit social mes drejtuesve të Bashkimit Evropian, për të takuar May në orën lokale 12:30 (11:30 GMT), për të diksutuar për Brexit”, theksoi në rrjetin social Twitter zëdhënësi i tij. Sipas një burimi evropian, takimi ka për qëllim të informojë Theresa Mayn për avancimin e punimeve të palës evropiane në kudër të negociatave për Brexit.

Please follow and like us: