Albspirit

Media/News/Publishing

Xhufi tregon skandalin me varrezat greke: U mbushën me eshtra të banorëve dhe kafshëve

Historiani Pëllumb Xhufi ka treguar skandalin me varrezat greke në Shqipëri. Ai tha në “Arena” nga Dritan Hila  se kur u ndërtuan varrezat në vend të eshtrave të ushtarëve ishin vendosur eshtrat e banorëve të zonës, madje edhe eshtra kafshësh.

Xhufi: Çështja e varrezave që pala greke e ka futur që në vitet 90 në politikë ka avancuar në mënyrë të turpshme për politikën të majtë dhe të djathtë, sepse pa u bërë një marrëveshje sic është e udhës që të bëhet, varrezat në grykën e Kosinës i kam parë unë në 2004 të realizuara pa marrëveshje. Marrëveshja është bërë në 2006 ose në 2008. Pra në mënyrë ilegale ishte bërë ajo varrezë dhe ndërtimi i tyre u ndoq nga një skandal i trupshëm, sepse ato varreza duheshin mbushur me eshtrat e ushtarëve grekë. Nuk u mbushën me eshtrat e ushtarëve grekë, por u mbushën me eshtrat e  banorëve të zonës të fshatit Kosinë dhe fshatrave përreth dhe plasi një skandal i madh.  Prifti i shiste me para dhe një mjek ligjor zoti Meksi, që e kam njohur prej kohësh nxori që këto janë eshtra fëmijshës dhe pleqsh dhe eshtra kafshës që ishin marrë për ështra ushtarësh. Ky ishte një sakndal i madh. Ky njeri i respektuar si ata 5 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese doli në pension që ditën e nesërme. Prokurorja që hapi cështjen në Përmet edhe asaj i ndodhën historira. Për këto cështje politika heshti. Kurse pala greke ka një qasje shumë realiste. Kur do ta avancojë një cështje kap qeverinë dhe kap edhe opozitën. Kjo e varrezave ka qenë e cuditshme, edhe qeveria edhe opozita heshtën./OraNews/

Please follow and like us: