Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Ja halli i Edi Ramës

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar ditën e sotme pas deklaratës të Kryeministrit Rama në Kuvend, i cili në përgjigje të akuzave të kryedemokratit Basha për rrezikun e pastrimit të parave të drogës dhe të krimit në vend, si pjesë e strategjisë së Ramës për të mbajtur pushtetin i ka kujtuar emrat e disa biznesmenëve.  Manjani shprehet se Rama krijon alibi me emra që s’kanë lidhje me krimin për të fshehur kanabizimin. “Si të gjithë të kapurit në flagrancë në krim, krijon alibi me emra njerëzish që skanë lidhje me krimin! Jua përdor emrat biznesmenëve për të fshehur kanabizimin. Kjo quhet poshtërsi! Asnjëri nga ata biznesmenë nuk ja zë emrin atij edhe kur kanë nevojë! Ka vërtë hall të madh”, shkruan Manjani në Twitter.

Please follow and like us: