Zamira Çavo: Homo truculentos
Kemi ngecur në vend dhe gënjejmë veten se po vrapojmë.
Shkaku është ai, homo truculentos! Eshtë i frikshëm, i gatshëm të të bëjë gjëmën. Të urren se ti je ndryshe, të godet se ti hesht!
Homo trucolentus, na është ngjitur në cdo hap të jetës. Ai godet, pa ditur problemin. Ai vjell vrer pa kuptuar shkakun. Ai ulërin, bën zhurmë, sulmon, pa njohur situatën! Në fund të fundit kujt i intereson situata? Po problemi? Po vetë realiteti? Ai, homo truculentus e sheh veten të gjithfuqishëm pasi ka një vend në një institucion, ka një pushtet, ka një armë, ka një media…
Ai ia njeh vetes pushtetin, por nuk njeh pushtetin e atij që urren, atij që i ka dalë përpara, atij që mund t’i zerë rrugën, apo karrigen. Homo truculentos është e keqja më e madhe e këtij vendi!
– E takova sot në Parlament. Aty bërtiste jo për popullin, jo për vendin, jo për të ardhmen e fëmijëve, por kundër një tjetri “homo truculentus”. Po sot e takova në mjediset universitare. Po e njëjta maske që vjell vrer e kërcënon vetëm sepse e urren tjetrin.
– Por frika më e madhe është se homo truculentos, nuk pyet për shtet, as për institucione. Kam frikë se ky lloj modeli ka hyrë në Presidencë e ka hyrë në Kryeminsitri! Dhe lufta mes tyre është luftë për shkatërrimin e shtetit.
Nuk arritëm dot për 105 vjet të shtetit ta shkulim nga jeta jonë këtë model! Për 105 vjet inatet personale ia kemi nxjerrë shtetit, jetës sonë, zhvillimit!
Homo truculentosi na ka gllabëruar jetën, ëndrrat dhe të ardhmen.
Dhe thonë se nuk dimë të bëjmë shtet!