Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Keqardhje dhe revoltë për rrezikun e shëndetit të nxënësve në shkolla

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar sot, lidhur me helmimin e 60 nxënësve të një shkolle të mesme.
Ndërsa shpreh keqardhje dhe revoltë për rrezikun e shëndetit të nxënësve në shkolla, Basha denoncon se “investimet në shkolla nuk mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare qendrore apo lokale”.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha
Po ndjek nga afer gjendjen e nxenesve te gjimnazit te Shupenzes, te asfiksuar ne oren e mesimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar sherim sa me te shpejte te rinjve qe po marrin mjekim ne Bulqize dhe Peshkopi si dhe per nxenesen e sjelle ne Tirane ne gjendje me kritike se te tjeret, shpreh keqardhjen dhe revolten per pasigurine e ambjenteve qe vene ne rrezik shendetin e nxenesve ne shkolla. Investimet ne shkolla nuk mund te behen pjese e babezise qeveritare qendrore apo lokale. Deputeti i Partise Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet ne Diber per te qene prane nxeneseve dhe familjareve te tyre dhe per te marre informacion te detajuar mbi pergjegjesit e asfiksimit te 60 nxenesve te Shupenzes.

Please follow and like us: