Albspirit

Media/News/Publishing

Ben Blushi: Asnjë përplasje në partinë ‘Libra’

Sot dhe dje disa portale kane postuar nje lajm sipas te cilit gjate nje mbledhje te Libra dje pasdite ka patur sherre dhe ka nderhyre policia. Se pari duam te bejme me dije se ne asnje rast nuk ka patur perplasje me grushta ne mbledhjen e LIBRA dhe ky lajm eshte i pavertete. Ajo qe ka ndodhur eshte kjo: nje njeri me sa duket me luhatje te forta emocionale qe quhet Andon Qako erdhi ne takim dhe filloi te filmonte njerezit me celularin e tij. Per kete shkak disa nga pjesemarresit i kerkuan te dale jashte edhe per shkak se ky njeri nuk eshte antar i Libra-s dhe nuk ishte i ftuar ne mbledhje. Pasi. A.Qako kundershtoi dhe kercenoi me filmime iu kerkua stafit te sigurise te hotel Monark te nderhyje per ta nxjerre jashte.Sic duket dhe nga video qe ka postuar vete A.Qako askush nuk e ka prekur me dore. LIBRA e kupton qe A.Qako ka qene i shtyre per te filmuar mbledhjen dhe ndoshta edhe i sponsorizuar dhe i kerkon atyre qe e kane bere kete gjest qe here tjeter te gjejne njerez me te stabilizuar menderisht dhe me te ke qete. Mbledhjet LIBRA do vazhdojne te jene transparente dhe te hapura madje edhe ne livestream per gjithe te interesuarit.

Please follow and like us: