Albspirit

Media/News/Publishing

Huntsman: Legjislacioni rus për media është “shqetësim i madh”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, Jon Huntsman, e ka vizituar sot zyrën e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria në Moskë, në një gjest të mbështetjes për mediat amerikane, të cilat mund të jenë cak i legjislacionit të ri rus për mediat e jashtme.

Ambasadori Huntsman, gjatë kësaj vizite, tha se legjislacioni rus është “shqetësim i madh”.

“Ne mendojmë se parimet e mediave të lira në çdo shoqëri të lirë dhe demokraci, janë absoulitisht kritike për forcim dhe mirëqenie”, tha Huntsman dhe ka shtuar se “Liria e të shprehurit është pjesë e kësaj dhe për këtë ne në ambasadë kujdesimi për çështjen”.

Ambasadori Huntsman tha se megjithë karakterizimin e Moskës se legjislacioni është përgjigje ndaj aksioneve kundër rrjetit rus RT, të kontrolluar nga shteti, i cili operon në Shtetet e Bashkuara, aty nuk ekziston kurrfarë “reciprociteti”.

Kërkesa e Uashingtonit që rrjeti RT të publikojë informacion financiar për operacionet e tij në Shtetet e Bashkuara, ka të bëjë me sigurimin e “transparencës”, tha Huntsman.

“Kjo është shumë më e ndryshme nga përcaktimi i dikujt si agjent i jashtëm dhe efektivisht atij ia bënë praktikisht të pamundur për të operuar”, tha Huntsman.

Departamenti amerikan i shtetit i ka tërhequr vërejtjen Moskës që të mos e shfrytëzojë legjislacionin si mjet për kufizimin e lirisë së mediave.

Please follow and like us: