Albspirit

Media/News/Publishing

KLD pezullon nga detyra gjyqtarin e arrestuar, Miri

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi pasditen e sotme të pezullojë nga detyra gjyqtarin Shkëlqim Miri deri në përfundimin e hetimeve ndaj tij. Gjyqtari i Apelit, Miri, akuzohet se ka marrë rryshfet 30 milionë lekë për të liruar nga burgu personin e akuzuar për dy vrasje, Gentina Doda. Gjatë kontrollit të banesës atij iu gjet një shumë e madhe monetare, në euro, dollarë dhe lek në total afro 350 milionë lekë. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën ‘arrest me burg’ pak ditë më parë, ndërsa prokuroria i kërkoi KLD-së, pezullimin e gjyqtarit, kërkesë që u miratua sot në mbledhje.

Please follow and like us: