Lirohet pas 46 vjetësh nga burgu, i dënuari gabimisht për një krim që nuk e kishte bërë
Wilbert Jones kaloi pjesën më të madhe të jetës në burg. Në moshën 19-vjeçare ai ishte arrestuar për rrëmbim dhe për përdhunimin e një infermiere. Tashmë pas 45 vjetësh e 10 muaj ai arrin të dalë nga burgu, jo sepse i mbaroi dënimi që duhej të kryente por sepse ishte dënuar për një krim që nuk e kishte bërë. Jones gjatë gjithë kësaj periudhe që qëndroi në burg, asnjëherë nuk kishte pranuar asnjëherë krimet që i ishin dhënë. Dhe ai përfundoi në burg për një gabim të tmerrshëm të gjyqtarëve. Akuzat ishin bazuar vetëm në dëshminë e infermieres, e cila as vetë nuk ishte e bindur për personin që e kishte përdhunuar. Ajo i kishte thënë policisë që mashkulli që e kishte përdhunuar ishte më i gjatë dhe kishte një zë më të trashë se Wilbert. Gjithsesi forcat e policisë arrestuar 19-vjeçarin. Tashmë pas kaq shumë vitesh del në dritë një tjetër e vërtetë dhe se personi që rrëmbeu dhe përdhunoi infermieren është një tjetër, me precedent penal. Gjykatës së Louisiana iu deshën rreth 46 vjet për të kuptuar që kishin bërë një gabim të madh. “Zoti ka qenë ngushëllimi im i vetëm në atë ferr ku kam jetuar. Nuk jam i frikësuar, familja ime më ka qëndruar gjithmonë pranë në ato vite, tha Wilbert”. Dëshira e tij më e madhe pas lirimit ishte një Gumbo, gatim tradicional i shtetit të Louisianas.