Albspirit

Media/News/Publishing

Miratohet në parim projektbuxheti 2018

Seanca maratonë e nisur paraditen e së enjtes, përfundoi në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Kuvendi i Shqipërisë arriti të votojë në parim me shumicë votash projektbuxhetin e vitit 2018. Nga 121 deputetë të pranishëm, projektbuxheti u votua në parim nga 75 ligjvënës, ndërsa kundër votuan 47. Diskutimi për projektbuxhetin u shoqërua me debate të forta ku kreu i opozitës Lulzim Basha, e cilësoi si shkëputje totale nga realiteti, ndërsa Kryeministri Edi Rama si një buxhet që mundëson investime, rritje punësimi dhe mirëqenie.

Projektligjet e votuara në Kuvend:

Miratimi i ndryshimeve në ligjin për nivelet e tarifës doganore;

Miratimi i ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat;

Miratimi i ndryshimeve ne ligjin për sistemin e taksave vendore;

Miratimi i ndryshimeve në ligjin për tatimin e vlerës së shtuar (TVSH);

Miratimi i ndryshimeve në ligjin për akcizat në Republikën e Shqipërisë;

Miratimi në parim i projektbuxhetit të vitit 2018;

Emërimi i znj, Eriola Sadushi, si anëtare e bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE);

Emërimi i z. Ilir Zela, si anëtar i këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP).

Please follow and like us: