Ylli Manjani: Kanabizimi i vendit ishte 100% projekt politik i Qeverisë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar sonte në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, deklaroi se kanabizimi i vendit ishte një projekt politik.
Manjani tha se mbjellja e kanabisit në vend, ishte projekt politik për dy arsye, për t’i mbyll gojën disa njerëzve që donin lekë xhepi për të mbajtur familjen dhe kjo është e dukshme, pasi Shqipëria nuk është si Tirana.
Sipas tij, u analizua mirë efekti i Lazaratit dhe kjo ka ndodhur në qeverinë e asaj kohe.
Ai tregoi se analiza kishte ngritur pyetjen se pse Lazarati voton 100% PD-në, ndërsa edhe “njerëzit tanë, nuk na votojnë, por ndahen”.
“Ishte strategji qeveritare për të mbjelle drogë. Nga Kryeministria qeveria na thoshin se kanabisi nuk ekziston. Pra deklaratat duhet të jetë që kjo gjë nuk ekziston.
E kam dëgjuar ne korridoret e Kryeministrisë , merrnin shembull Lazaratin, që votonte 100% PD.
Ka drejtorë policie që janë bërë shumë pasanikë. Ka qenë koha kur do të nisnin zgjedhjet lokale. Është një analizë politike, një ‘legalizim’ informal ekonomie.
Nuk ka qenë detyra ime ta kem shqetësim nga ndërkombëtarët. Ishte një ndarje shumë e madhe, pse këto nuk bëheshin publike, kanabisi ishte një çështje e qeverisë shqiptare”, tha Manjani.