Prokuroria: Ja përse nuk ia bllokuam pasaportën Saimir Tahirit
Saimir Tahiri tashmë është larguar nga Shqipëria për arsye familje dhe pritet që të kthehet shumë shpejt. Largimi i tij ka ngjallur shumë debate, por burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se për sa kohë çdo masë u rrëzua edhe bllokimi i pasaportës ishte i pakuptimtë.
Po sipas burimeve nga organi i akuzës mësohet se për prokuroret e çështjes, ishte shumë e nevojshme marrja e autorizimit për “arrest ne burg”, pasi rrezikoheshin provat. Po ashtu ai duke qenë i lirë ka mundësi të ndikoj për provat dhe dëshmitaret.
Please follow and like us: