Albspirit

Media/News/Publishing

Zamira Çavo: Nëse edhe në Shqipëri do denoncoheshin ngacmimet seksuale…

 

Po shndërrohet gati në epidemi denoncimi i skandaleve seksuale të njerëzve VIP. Nisi nga Amerika e sot pothuaj po përfshin gjithë vendet e Europës. Duket si një çlirim i ankthit femëror, ose si një guxim që seksi “i dobët” po shfaq dhe pse me vonesë.

SIkur të guxonin edhe këtu! Kushedi sa vajza do dëshmonin se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në media, në politikë, në administratën publike… Kushedi sa prej tyre do dëshmonin dhunimin fizik apo dhe psikologjik që u bëhet nga ata që quhen publikisht VIP! Sikur të ndodhte… Por hë për hë do vazhdojmë të ndjekim emisionet që na paraqesin vajzat që na tregojnë se janë aq të lira sa mund të bëjnë ç’të duan me jetën e tyre….

Please follow and like us: