Albspirit

Media/News/Publishing

Admirimi i Stefan Cvajgut për Aleksandër Moisiun

Aleksandër Moisiu (1879-1935) ishte një ndër aktorët më të njohur të skenave europiane të shekullit të kaluar.  Njëri nga admiruesit e tij më të mëdhej ishte edhe novelisti Stefan Cvajgu, i cili e shpreh në këtë mënyrë vlerësimin për Aleksandër Moisiun:

“Vetë mënyra se si afrohet, shkëndija e dritës në syrin e errët, hirësia në çdo gjest të trupit të tij, melodioz përherë dhe gjithmonë i ri me atë zjarr që i komunikohet edhe tjetrit të magjeps e të bën për vete…

“Njeri i Jugut, gjithmonë njeri i jugut ai për të mos ngrirë, sjell me vete kudo diellin e vendit të tij. Ai ka nevojë për përzemërsi, përzemërsi njerëzore, për ngrohtësi ndjenjash për shokë e miq.

Ai është gjithnjë flakë, nuk mund të rrijë i ftohtë, ftohtësia do ta mbyste, mërzia do ta dërrmonte…

Ai krijon me zotësinë e tij të çuditshme atmosferën e dashurisë shpirtërore, sidomos kur bisedimi ngrohet, sepse vetëm kështu e ndien veten se jeton…”.

Please follow and like us: