Berisha: Heqja e mandatit të Tahirit, urgjencë kushtetuese
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se largimi nga vendi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është një shkelje e vendimit të Kuvendit, i cili sipas Berishës nuk e aprovonte largimin e tij nga vendi.
“Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili nder te tjera nuk e lejonte ate te largohej nga Shqiperia. Me kete akt te rend antikushtetues ai ka humbur te drejten e mbajtjes se mandatit te antarit te parlamentit.Kete vendim te votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anulloj asnje institucion tjeter perveç Kuvendit. Shkelja e vendimeve te Kuvendit perben shkelje madhore kushtetuese, por per Noriegen dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit jane leter pa vlere”. Sali Berisha i ka bërë thirrje parlamentit të mblidhet me urgjencë për heqjen e mandatit të Tahirit. “I bej thirrje parlamentit te mblidhet me urgjence per heqjen e menjehershme te mandatit te deputetit Saimir Trafiku, ose te vendose veteshkrijen e tij”!