Ilir Çuçi: Çmenduria masive e televizioneve
E vërteta e vetme që ne njohim ështe ajo që na servir televizioni. Aktualisht ndër ne është një gjeneratë e tërë që nuk njeh asnjë tjetër të vërtetë veç asaj që transmetohet në median vizive. Për ne televizioni është Bibla, zbulesa supreme.
Televizioni mund të shkarkojë president, papë, kryeministra, por tek ne mjaft prej tyre janë vënë në shërbim të makinës propagandistike të politikës.
Këto televizione janë kthyer në një park të mallkuar dëfrimi, me cirk, karnavale, akrobat, tregimtar, valltar, këngetar, zbutës luanësh, opinionist dhe futbollist. Koha e çmuar televizive konsumohet me cica e b… e mëdha, me njerëz pa asnjë vlerë.
Ata flasin për seks, për sport, për qen të humbur, por farepak apo aspak për skandale politikanësh, per kriminalitet, për njerëz të uritur, për të pastrehë.
Nëse kërkoni të vërtetën, lutjuni perëndisë t’iu dergoj një shenjë, shkoni te guruja juaj, kërkoni brenda vetes, shkoni te miqtë, sepse janë të vetmet vende ku mund ta gjeni ndonjëherë të vërtetën. Nga këta lloj televizionesh nuk mund ta mësoni kurrë të vërtetën. Këta televizione gënjejnë paturpësisht.
Ata veç tregëtojnë iluzione. E ndërsa bashkëjetoni me iluzionin e tyre, ju bëni gjithçka që TV ju tregon: visheni si në TV, hani si në TV, rritni fëmijët si në TV, madje mendoni si në TV.
Kjo është çmenduri masive.