Albspirit

Media/News/Publishing

Nisin procedurat e shkarkimit të Klement Zgurit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruҫi i ka dërguar Komisionit të Ligjeve dokumentin për shkarkimin e kreut të KQZ Klement Zguri. Komisioni i Ligjeve, duhet që fillimisht ta vendos datën që do të diskutohet në punimet e kuvendit. Komisioni ka një muaj kohë për të dalë me një raport lidhur me kërkesën e socialistëve dhe më pas raporti në krye të 3 javëve duhet të kalojë për votim në seancë plenare. Për rastin e shkarkimit të Kryetarit të KQZ nevojitet një shumicë e thjeshtë parlamentare, ҫka nënkupton se socialistët mund ta shkarkojnë edhe të vetëm Zgurin.

Please follow and like us: