Orban: Soros kërkon të zhdukë qeveritë që përfaqësojnë interesat kombëtare
Kryeministri hungarez Viktor Orban denoncoi gjatë kongresit të 27-të të partisë së tij, ku ai u rizgjodh udhëheqës, planet e filantropit Xhorxh Soros për të zhbërë interesat kombëtare përmes depërtimit në të gjitha forumet me influencë të vendimmarrjes evropiane.
Orban Viktor
…Le të mos ngatërrohemi nëpër shkurre: me qëllim zbatimin e “Planit Soros”, në të gjithë Evropën ata dëshirojnë hap pas hapi të zhdukin qeveritë që përfaqësojnë interesat kombëtare – përfshirë tonat. Në vitet e fundit OJQ-të e Sorosit kanë depërtuar në të gjitha forumet me influencë të vendimmarrjes evropiane. Ata janë gjithashtu të pranishëm në oborret e disa partive hungareze. Ata veprojnë si aktivistë të Zyrave për Agjitacion dhe Propagandë të Partisë së Vjetër Komuniste Sovjetike. Ne i njohim këta lloj kuajsh të vjetër të luftës nga era e qelbur e tyre. Megjithëse ushtarët e Soros përdorin metoda disi më të rafinuara, ata megjithatë duan të na tregojnë se çfarë të bëjmë, çfarë të themi, çfarë të mendojmë – dhe madje se si duhet ta shohim veten. Për një kohë të gjatë gjendja ishte e thjeshtë dhe e qartë: kishte burra, gra, nëna dhe baballarë, hungarezë, gjermanë ose rusë – dhe të krishterë apo muslimanë, për çdo çështje. Sot ata duan të na detyrojnë në një botë ku këto shenja natyrore dhe të qarta janë fshirë. Një botë e tillë nuk ka pika të caktuara të referencës, është tashmë e paqartë se kush është njeri dhe çfarë është një grua, çfarë familjeje është dhe çfarë do të thotë të jesh hungarez dhe i krishterë. Ata po krijojnë një gjini të tretë, ata tallin besimin dhe i konsiderojnë familjet si të tepërta, dhe kombet si anakronike.