AmCham paraqet propozimet për Paketën Fiskale 2018
Dhoma Amerikane (AmCham-American Chamber of Commerce) prezanton komentet e anëtarëve për Pakëten Fiskale 2018 në Komisionin e Ekonomisë
Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë paraqitur sot në Komisionin e Financës dhe të Ekonomisë për të prezantuar komentet e anëtarëve të Dhomës mbi Paketën Fiskale 2018.
Komiteti i Taksave dhe i Ligjeve në AmCham ka hartuar një dokument të hollësishëm me të gjitha komentet të cilat janë të ndarë në komente mbi projektligjet që preknin Paketën Fiskale, dispozita të vecanta dhe komente specifike të anëtarëve të Dhomës Amerikane.
Pasi e ka dorëzuar këtë dokument në Ministrinë e Financës dhe të Ekonomisë, Dhoma Amerikane e ka vazhduar lobimin edhe në Komisionin e Ekonomisë në Parlament.
Ekspertiza e këtij Komiteti, ka shërbyer për të draftuar qartë në listën e kërkesave, komente që kanë ardhur për akcizën e cigareve, zgjatjen e periudhës së mbartjes për humbjet tatimore, vonesat në rimbursimin e TVSH – së si dhe njohjen e borxhit të keq.
CKomente te Dhomes Amerikane te Tregtise lidhur me Paketen Fiskale 2018
SEKSIONI 1. Komente te pergjithshme
- Percaktimi i detyrimeve tatimore me akte nenligjore
Nga leximi i projektligjeve te propozuara si pjese e Paketes Fiskale 2018, anetaret e Dhomes jane te mendimit qe keto projektligje percaktojne vetem disa parashikime te pergjithshme dhe lene nje hapesire te madhe per plotesim te metejshem nga ana e Keshillit te Ministrave.
Sipas nenit 155 te Kushtetutes se Shqiperise “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj”.
Me tej, sipas nenit 118 te Kushtetutes, “Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë. Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte”.
Si ne rastin e dispozitave te projekt-ligjit per ndryshime ne ligjin per TVSH, atij per ndryshime ne ligjin per tatimin mbi te ardhurat si dhe per ndryshime ne ligjin per taksat vendore, autorizohet Keshilli i Ministrave qe te percaktoje “kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin” e dispozites ligjore. Por asnje nga projekt-ligjet nuk parashikon parimet mbi bazen e te cilave do te nxirret akti nenligjor nga Keshilli i Ministrave. Kjo gje sjell si pasoje lenien e nje fushe te gjere veprimi per Keshillin e Ministrave per te percaktuar çfaredolloj kushti apo kriteri per tatimpaguesit qe te detyrohen te paguajne nje tatim apo te perfitojne lehtesira tatimore.
Ne opinionin e anetareve tane, ligji duhet te percaktoje qarte detyrimin tatimor duke percaktuar qarte si bazen e tatueshme ashtu edhe normen tatimore. Aktet nenligjore do te duhet me tej te specifikojne detaje apo japin sqarime per zbatimin e dispozitave te reja ligjore, por jo te vendosin elemente te perllogaritjes se detyrimit tatimor.
I tille eshte autorizimi i Keshillit te Ministrave qe te përcaktoje me vendim “aktivitetet që përfshihen në fushën e prodhimit të software-ve si dhe procedurat për zbatimin e nenit qe lidhet me normen e reduktuar te tatimit mbi fitimin”.
Formulimi i kesaj dispozite e ben te paqarte se ku do te bazohet Keshilli i Ministrave per te pergatitur listen e aktiviteteve qe perfitojne nga perjashtimi dhe çfare procedurash do te rregulloje. Ligji duhej te sanksiononte listen e aktiviteve sipas Nomenklatures se Aktiviteteve Ekonomike te cilat do te perfshiheshin ne kete nisme nxitese.
Gjithashtu, ne projekt-ligjin per taksat vendore lihet e hapur per t’u percaktuar nga Keshilli i Ministrave miratimi i “metodologjisë për përcaktimin e vlerës së tatueshme të pasurisë së paluajtshme – ndërtesa”, por pa u parashikuar ndonje parim ku do te bazohet Keshilli i Ministrave per miratimin e metodologjise.
Rasti i fundit qe duam te permendim lidhet me autorizimin e Keshillit te Ministrave per te vendosur kufirin e regjistrimit ne TVSH. Ne fakt, kjo e drejte e Keshillit te Ministrave nuk eshte nje risi e kesaj pakete fiskale pasi edhe me ligjin ekzistues eshte Keshilli i Ministrave qe percakton kufirin e regjistrimit ne TVSH. Pavaresisht ketij fakti, mendojme se kufiri i regjistrimit duhet te caktohet ne ligj (qofte ne nje shume te percaktuar apo nje segment ku parashikohet nje shume minimale dhe maksimale, brenda te cilit mund te vendose Keshilli i Ministrave). Per me teper, ligji duhet te percaktoje ne menyre specifike cilat jane rastet e përjashtimit nga detyrimi per regjistrimin ne TVSH apo cilat jane kategorite e veçanta ku kufiri minimal i regjistrimit mund te jete i ndryshem.
- Ulja e kufirit te regjistrimit ne TVSH
Ulja e kufirit te regjistrimit ne TVSH duhet te kete parasysh parimet e meposhtme:
(a) lehtesimi i procedurave te deklarimit te TVSH nga bizneset e vogla me deklarime tre-mujore, heqje gjobash per vonese ne deklarim etj. si dhe
(b) mos futja ne TVSH e bizneseve shume te vogla.
Shqetesim per anetaret tane perben kapaciteti i administrates tatimore (dhe sistemit e-tax) per manaxhimin e nje numri te madh subjektesh ne TVSH. Kostoja e administrates per menaxhimin dhe kontrollin e ketyre subjekteve duhet te justifikohet me te ardhurat qe ata do te sjellin ne buxhet. Shqetesimi tjeter ka lidhje me faktin se fokusi i administrates tatimore nuk duhet te zhvendoset tek tatimpaguesit e vegjel pasi demi me i madh ne buxhet shumicen e rasteve behet nga te medhenjte.
Nga ana tjeter, iniciativa ne uljen e kufirit te TVSH duhet te shoqerohet me masa te tjera ne kuadrin e tatimit te thjeshtuar mbi fitimin apo tatimit mbi fitimin. Per shkak te ndryshimeve thelbesore ne procedura dhe barre tatimore ndermjet ketyre dy lloj tatimeve qe ndahen tek xhiro vjetore 8 milione Leke, ka nje shtytje te kuptueshme te subjekteve qe te qendrojne nen kufirin prej 8 milione Leke (perfshire ketu hapjen dhe mbylljen e Nipteve per te njejtin aktivitet).
Sugjerimi yne eshte qe qeveria/Ministria e Financave dhe Ekonomise te propozoje ne te njejten kohe edhe ndryshimin e ligjit per tatimin mbi te ardhurat edhe ate per taksat vendore qe te vendose nje menyre dhe mase tatimi qe iu lejon ketyre bizneseve te vogla formalizimin e tyre pa barre fiskale te ekzagjeruar. Ne kete kendvshtrim, duhet te trajtohen vecmas aktivitetet e shitjes se mallrave dhe ato te sherbimeve per arsye se tek ofrimi i sherbimeve, xhiro prej 8 milione eshte me prane fitimit neto te subjektit ndersa ne rastin e shitjes se mallrave, pjesen me te madhe te xhiros e ze vlera e shitjes se mallrave (dhe jo marxhi i fitimit).
Pra, duke i mbetur filozofise se kush fiton (jo qarkullon) me shume paguan me shume, klasifikimi i biznesit te behet ne baze te fitimit. Kjo e shoqeruar me lehtesim te raportimit/ dokumentimit per bizneset me xhiro te vogel. Duke u tatuar fitimi dhe jo xhiro do te kete efekt edhe ne kerkesen me te madhe per te dokumentuar levizjet e mallrave dhe uljen e presionit per te fshehur te ardhurat/qarkullimin.
- Njohja e shpenzimeve te zbritshme per individet
Per mendimin e anetareve, duhet te kete nje perfshirje ne shpenzime te zbritshme per qellime te te ardhurave personale (vjetore) te me shume shpenzimeve, pergjithesisht ato lloj shpenzimesh per te cilat te ardhurat zakonisht nuk deklarohen nga ofruesit e ketyre sherbimeve (psh. sherbimet dentare dhe shendetesore, riparimet e automjeteve, kurset trajnuese ose kurset jashteshkollore, qira e shtepive etj). Rimbursimi i tatimit per keto lloj shpenzimesh do te zevendesohej ne buxhet nga tatimi qe do u merrej furnizuesve.
- Futja e takses se pasurise se paluajtshme mbi bazen e vleres se tregut
Taksimi i pasurive te paluajtshme mbi baze vlere tregu te pasurise dhe jo mbi baze fikse eshte i parakohshem. Niveli dhe standardi i jeteses eshte shume i ulet krahasuar me vendet e tjera te rajonit ku aplikohet takse si perqindje mbi vleren. Kjo do te rendonte ne nje mase te konsiderueshme buxhetin familjar te nje familjeje shqiptare duke ulur nivelin e konsumit dhe do te kete impakt negativ ne ekonomi.
Perpara se te ndermerren hapa te tille se pari, duhet te analizohet standardi i jeteses dhe mundesia per ta perballuar nga nje qytetar shqiptar. Nga ana tjeter, vendi yne vijon te kete probleme te theksuara me pronen ku shume prona jane te paregjistruara, pa-legalizuara, jane te zaptuara ne menyre te paligjshme etj. Per kete arsye, se pari duhet te zgjidhen ngerçet e krijuara nga ligji i prones dhe pastaj te kalohet tek taksimi i saj.
Sugjerojme qe taksimi i pasurive te paluajtshme te vijoje te jete mbi baze fikse i cili mbetet eshte i drejte sepse bazohet ne siperfaqen qe çdo pronar zoteron. Shteti duhet t’i krijoje mundesi rezidenteve permes punesimit, zgjidhjes se problemeve me pronen dhe rritjes se standardit te jeteses perpara sesa te kerkoje te vjele prej tyre.
- Mosperfshirja e uljes se tatimit mbi dividentin dhe tatimit mbi te ardhurat personale
Pavaresisht premtimit te qeverise, shohim se Paketa Fiskale 2018 nuk permban ndonje dispozite per uljen e tatimit mbi dividendin si dhe uljen e tatimit mbi te ardhurat personale. Eshte tashme e pranuar nga te gjithe qe ulja e ketyre dy normave do te jepte nje efekt pozitiv ne rritjen e investimeve dhe trajtim me te favorshem te punemarresve.
SEKSIONI 2. Komente specifike
Projektligji per akcizat
- Akciza e cigareve
Ne projektligj parashikohet që akciza për cigaret që përmbajnë duhan për vitin 2018 të behet në nivelin 5850 lekë/1000 copë.
Konkretisht, në kalendarin aktual, akciza për cigaret që përmbajnë duhan, për vitin 2018 ishte parashikuar të rritej në nivelin 5750 lekë/1000 copë, pra vihet re nje rritje pertej rritjes se parashikuar tashme ne ligjin per akcizen prej 100 lekë/1000 copë. Industria shpreh shqetësimin e saj per mungesën e konsekuencës se zbatimit te ligjit te kalendarit te akcizës, gje qe ndikon negativisht ne planifikimin afatgjate te industrisë per investime dhe punësim. Per me tej kjo nuk i shërben formalizmit te ekonomisë dhe fuqizimit te konkurrencës se ndershme.
Rritja e shpejtë e çmimit do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme tek konsumatorët finalë, të cilët do të kërkojnë alternativa në rrugë të tjera duke përfshirë edhe cigaret e paligjshme që vijnë nga jashtë Shqipërisë. Vetem rritja e planifikuar dhe e qëndrueshme e taksës së akcizës, e shoqëruar me masa të forta administrative në luftën kundër kontrabandës dhe tregut të paligjshëm, do të përmirësonte fomalizimin e tregut dhe rritjen e të ardhurave tatimore të shtetit.
Ne sugjerojme qe te mos miratohet projektligji per akcizat, duke e lene rritjen e parashikuar te akcizes se cigareve ne masen 5750 Leke/1000 cope, siç eshte miratuar me ligjin nr. 126/2016, date 15.12.2016.
Projektligji per taksat vendore
Neni 1 – perkufizimet
Sipas nenit 1 te projektligjit, “në nenin 3 te ligjit 9632 bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
- Pika 2 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“2. Pasuri e paluajtshme, në kuptim të këtij ligji, janë objektet e ndërtuara mbi/nën sipërfaqen e tokës ose të lidhura me tokën, trualli dhe toka bujqësore, e cila përcaktohet si e tillë në regjistrin e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
- […………]
- Pika 7 shfuqizohet.”.
Perkufizimi i mesiperm i pasurise se paluajtshme nuk eshte i sakte pasi pasurite e paluajtshme perfshijne edhe lloje te tjera siç eshte kullota, pylli etj. Edhe nese do ta merrnim te mireqene qe ky perkufizim (i cunguar) eshte vetem ne kuptim te ligjit per taksat vendore, gjykojme se ligji 9632 nuk ka nevoje per perkufizim te termit “pasuri e paluajtshme”. Kjo per shkak se ky ligj nuk parashikon ndonje takse mbi pasurine e paluajtshme ne teresi, por vetem taksat e meposhtme:
- Taksa mbi truallin;
- Taksa mbi token bujqesore;
- Taksa mbi ndertesat.
Rrjedhimisht, ajo qe duhet te perkufizohet qarte ne ligj eshte “trualli”, “toka bujqesore” dhe “ndertesa”.
Sa me siper, sugjerojme qe te qendrojne perkufizimet ne nenin 3 te ligjit 9632, konkretisht pika 2 – toke bujqesore dhe pika 7 – trualli.
Sa i takon perkufizimit te truallit, ai mund te permiresohet pasi le vend per keqkuptim. Sipas dispozites aktuale: “Truall” është një sipërfaqe toke, jobujqësore, që ndodhet brenda vijës kufizuese të ndërtimit, e përcaktuar nëpërmjet dokumenteve ligjore të planifikimit, e miratuar për të ndërtuar mbi të”.
Sugjerimi yne eshte qe perkufizimi i truallit te ndryshoje duke hequr termin “jobujqesore” sepse siperfaqja e tokes mund te jete bujqesore, pyjore, kullote etj. (pra nuk kemi vetem dy kategori: bujqesore dhe jobujqesore). Gjithashtu, sugjerojme qe te sqarohet se trualli objekt i takses se truallit eshte ajo siperfaqe toke e pazene me ndertim (nese eshte e zene me ndertim, zbatohet taksa e nderteses dhe jo taksa e truallit).
Sa me siper, sugjerohme qe perkufizimi i termit “truall” ne ligj te behet: “Truall” është një sipërfaqe toke, që ndodhet brenda vijës kufizuese të ndërtimit, e përcaktuar nëpërmjet dokumenteve ligjore të planifikimit, e miratuar për të ndërtuar mbi të, por pa perfshire siperfaqen e tokes te zene me ndertese”.
Se dyti, perkufizimi i pasurise se paluajtshme siç eshte propozuar synon te perkufizoje “ndertesen” si “objektet e ndërtuara mbi/nën sipërfaqen e tokës ose të lidhura me token.
Fillimisht, theksojme se termi “ndertese” humbet plotesisht ne perkufizim (nderkohe qe perdoret ne nene te tjera te ligjit 9632) dhe zevendesohet me “objekt”, duke e zgjeruar fushen e veprimit te takses mbi ndertesat edhe mbi çdolloj objekti te lidhur me token.
Kjo gje sjell paqartesi ne zbatimin e ligjit duke i lene fushe te lire veprimi çdo keshilli bashkiak qe te vendose takse ndertese per çdo objekt qe ata e gjykojne te arsyeshme, pavaresisht nese eshte ndertese, shtylle e tensionit te larte ose antene transmetimi (objekte te lidhura me token), ujesjelles apo gazsjelles (edhe ky objekt nen toke), apo nje objekt tjeter jo-ndertese.
- Rivleresimi tatimor i takses mbi ndertesen kundrejt personit jo-pronar
Ne nenin 6 te projektligjit me te cilin shtohet neni 22/1 parashikohet se: “Taksapagues është individi, personi fizik ose juridik pronar i ndërtesës, personi që ka aplikuar për legalizim të ndërtesës sipas ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” ose ai që e shfrytëzon ose përdor ndërtesën, nëse pronari nuk mund të përcaktohet ose nuk gjendet”.
Nuk eshte i qarte nocioni i “pronari nuk mund te percaktohet ose nuk gjendet”, duke lene vend qe vleresimi tatimor te behet direkt per qiramarresin, nderkohe qe ky i fundit mund te kete dokumenta qe tregojne cili eshte pronari por jo ku gjendet pronari.
Sugjerojme qe ne dispoziten e mesiperme te fshihet togfjaleshi “ose nuk gjendet”.
Theksojme se ne kete menyre, njoftim vleresimi per taksen e nderteses do t’i drejtohet pronarit te identifikuar te nderteses. Nese ky nuk e paguan tatimin, atehere bashkia ka te drejte referuar dispozitave te ligjit 9920/2008 per procedurat tatimore, qe ta mbledhe kete detyrim nga kredite kundrejt paleve te treta (perfshire dhe nga te ardhurat nga qiraja qe mund te paguaje personi qe shfrytezon ndertesen).
Perndryshe, rrezikojme qe njoftim vleresimet tatimore te vendosen vetem kundrejt bizneseve nderkohe qe pronaret e vertete te ambjenteve as iu dergohet njoftim vleresimi dhe as nuk jane objekt i masave shtrenguese (bllokim llogarish bankare, konfiskim etj.) per mospagim te tatimit. Ne kete menyre, shteti stimulon kalimin e barres tatimore te takses nga pronari tek qiramarresi.
- Nen-kategorizimi i takses mbi ndertesen sipas qellimit te perdorimit
Ne nenin 6, shtohet neni 22/2 sipas te cilit:
“Shkalla e taksës mbi ndërtesat e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë:
- 05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim
- 15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike”.
Sa i takon ndertesave qe perdoren per veprimtari ekonomike, trajtimi i tyre ne menyre te unifikuar eshte penalizues per subjektet qe operojne ne fushen e prodhimit, te cilat kane edhe ndertesat me siperfaqe me te medha. Ne sugjerojme qe te ndiqet praktika e vendeve te rajonit (psh Kosova), duke aplikuar takse ndertese te specifikuar per kategorite e meposhtme:
Prona rezidenciale: ndertese qe perdoret per banim dhe ndërtesat e ngjashme;
Prona rezidenciale jo-banese: prona e cila shfrytëzohet ose mbahet për perdorim nga njerëzit, duke
përfshirë garazhet, ose ndërtesat e tjera të ngjashme jokomerciale;
Pronë tregtare: është prona që shfrytëzohet ose përdoret për qëllime biznesi, tregtare
për shitje me pakicë, për shërbime rekreacioni, për qëllime artistike, sportive, për
arsim privat ose për qëllime mjekësore private;
Pronë industriale: është prona e cila shfrytëzohet për prodhim ose përpunim duke përfshirë fabrikat, depot, punëtoritë dhe objektet e tjera të ngjashme;
Pronë e braktisur dhe objektet e pabanuara: Është ndërtesa e pabanuar dhe e paqëndrueshme që nuk mund të shfrytëzohen pa u bërë rinovim;
Pronë e papërfunduar është prona në ndërtim e sipër, që nuk i plotëson kushtet për shfrytëzim ose për përdorim normal.
Ne varesi te nen-kategorive si me siper, do te duhet qe te percaktohet edhe niveli i takses se nderteses referuar natyres se aktivitetit dhe te ardhurave te gjeneruara.
- Baza e tatueshme e takses mbi ndertesen
Problemi me i madh qe sjell ky projekt-ligj eshte mungesa e percaktimeve te qarta ne ligj per menyren e adoptimit te metodologjise per percaktimin e bazes se tatueshme te takses mbi ndertesen.
Sipas projektligjit shtohet neni 22/1:
“Baza e taksës mbi ndërtesat është vlera e ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
Këshilli i Ministrave, në bazë të vjetërsisë së ndërtesës, mund të specifikojë nënkategori përkatëse”.
Kjo dispozite eshte shume e gjere dhe jo transparente. Keshilli i Ministrave ka te gjitha hapesirat te vendose vleren e nderteses. Dispozita as nuk referon ne vleren e tregut te nderteses, siç thuhet ne relacion. Perveç apartamenteve te banimit, per te cilat ka çmime shitje reference (te miratuara me Vendim te Keshillit te Ministrave), per te gjitha ndertesat e tjera percaktimi i vleres se tregut kerkon ekspertize te personave te licensuar per te bere vleresimin e nje prone te caktuar, mbi baza shkencore. Ligji nuk permban parimet mbi te cilat Keshilli i Ministrave do te percaktoje metodologjine.
Ligjit i mungon nje dispozite sesa shpesh duhet te behet evidentimi i vleres se tregut te ndertesave. Çfare ndodh nese kemi nje ndertese ne qender te qytetit por qe eshte amortizuar ne nje mase te konsiderueshme dhe praktikisht eshte e pabanueshme? A do te tatohet ajo njelloj me vilen e re fqinje?
Gjithashtu, ligji nuk parashikon ndryshimin e bazes se tatueshme per pronat ne qytet dhe ato ne fshat.
- Ndarja e kompetencave te pushtetit vendor me pushtetin qendror tek taksa e pasurise se paluajtshme
Neni 22/4 eshte kontradiktor me nenin 22/5.
Sipas nenit 22/4, njësia e ngarkuar me administrimin e taksës mbi pronën në nivel qëndror përcakton nivelin e vlerësuar të taksës së pasurisë së paluajtshme për ndërtesat si dhe detyrimin e taksës së pronës me metoda alternative të vlerësimit. Nderkohe, sipas nenit 22/5, njesia e qeverisjes vendore eshte pergjegjese per shqyrtimin e ankimit administrativ të taksapaguesve. Pra, do te rezultonte qe detyrimin e vendos njesia qendrore ndersa ankimi behet prane njesise vendore. Kjo do te thote qe njesia vendore nuk do te kete asnje vendimmarrje pasi do ta lere te gjithe pergjegjesine me njesine qendrore.
Ne sugjerojme qe njesia qendrore te kete sa me pak kompetenca, vetem ne lidhje me krijimin dhe mirefunksionimin e kadastres fiskale por vleresimi tatimor te jete funksion i vetem dhe i mirefillte i qeverisjes vendore, ne perputhje edhe me detyrimin ligjor per sigurimin e autonomise se pushtetit vendor, baza e te cilit fillon me te drejten e pushtetit vendor per te mbledhur detyrimet tatimore vendore.
Rrjedhimisht, sugjerojme qe ne nenin e propozuar 22/4, paragrafi 1 te hiqet shprehja e meposhtme “përcakton nivelin e vlerësuar të taksës së pasurisë së paluajtshme për ndërtesat si dhe detyrimin e taksës së pronës, me metoda alternative të vlerësimit”.
- Dhenia e autorizimit personave private per mbledhjen e takses
Paragrafi 2 i nenit 22/5 autorizon Keshillin e Ministrave qe te autorizoje mbledhjen e takses mbi ndërtesën nëpërmjet agjentëve të taksave, të cilët kanë shtrirje territoriale, sistem elektronik të bazës së të dhënave e të gjenerimit të detyrimeve dhe që autorizohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Këshilli i Ministrave përcakton edhe masën e përfitimit të agjentit të autorizuar, mbi të ardhurat e arkëtuara nga taksa e ndërtesave.
Ne opinionin tone, dhenia e te drejtes (ekskluzive ose jo) per mbledhjen e takses mbi pasurine eshte ne kundershtim me parimet e tregut pasi kalimi i te drejtes per mbledhjen e takses nje entiteti privat duhet te behet me procedure konkurruese, perfshire ketu edhe konkurrimin per komisionin e agjentit qe do te perfitoje njeri apo tjetri agjent.
Sugjerojme te mos miratohet paragrafi 2 i nenit 22/5 te propozuar.
- Procedura e apelimit kunder taksave vendore
Ne projektligj parashikohet ndryshimi i procedures se apelimit kunder taksave vendore nga Kryetari i Bashkise tek nje strukture apelimi ne bashki.
- Duke patur parasysh se ne bashkite e vogla mund te mos kete vend per struktura apelimi te mirefillta, duhet qe ligji te parashikoje nje standard minimal per menyren e strukturimit dhe funksionimit te struktures se apelimit duke mos e lene kete ne dore te çdo keshilli bashkiak.
- Nga ana tjeter, ligjit per taksat vendore i mungon nje dispozite e shprehur qarte ku te percaktohet se struktura e apelimit duhet te ktheje pergjigje brenda 30 ditesh nga marrja e ankimit dhe qe tatimpaguesi mund te ankimohet ne gjykate brenda 30 ditesh nga vendimi i struktures se apelimit. Kjo gje edhe mund te konkludohet per analogji me Drejtorine e Apelimit Tatimor sipas ligjit per procedurat tatimore, por sugjerojme qe te percaktohet shprehimisht ne menyre qe te shmanget çdo paqartesi. E njejta gje edhe per detyrimin per parapagimin e principalit dhe kamatevonesave perpara paraqitjes se apelimit tatimor perpara struktures se apelimit ne bashki.
- Trajtimi me fokus te veçante i biznesit te vogel
Ne kete pakete fokusohet sektori i turizmit ne lidhje me TVSH dhe teknologjia ne lidhje me tatim fitimin, te cilat si sektore japin me shume incentiva per te ardhmen. Nderkohe qe Shqiperia si vend i vogel qe eshte mendojme se duhet t’i kushtoje me teper rendesi bizneseve te cilat japin ndikim afatshkurter siç jane profesionet e lira.
Bizneset e vogla me kete ligj qe pritet te zbatohet vitin tjeter, do te kalojne si subjekte me TVSH dhe do te duhet te paguajne çdo muaj perveç sigurimeve shendetesore dhe shoqerore, tatimit ne burim edhe TVSH. Nga kjo nenkuptohet qe keto biznese do te duhet te nxjerrin me shume para nga xhepat e tyre. Do te duhej te mendohej dhe per kete fakt, pasi si biznese te vogla, me tere keto shpenzime per nje muaj, fundi i tyre eshte i parashikueshem. Kjo nenkupton qe duhet t’u kushtohej rendesi edhe ketyre lloj subjekteve qe te mos perfundojne ciklin e jetes se tyre pa nisur akoma.
Projekt-ligji per tatimin mbi te ardhurat
- Incentivimi i eksperteve te IT dhe i eksperteve te tjere
Nese shteti shqiptar synon te mbaje pjesen intelektuale ne vend nuk zgjidhet kjo vetem me uljen e tatim fitimit per kompanite, sepse impaktin final e ka ne biznes dhe jo ne te ardhurat e individit. Nese do incentivohen intelektualet ne menyre qe te qendrojne ne Shqiperi kjo behet duke ulur tatimin mbi te ardhurat personale, i cili eshte shume i larte ne vendin tone. Mund te vijoje te jete nje taksim progresiv por niveli i trete ku futen dhe pjesa intelektuale, ne masen 23% eshte shume i larte, nderkohe qe mund te sugjerohet diçka me e moderuar qe ruan perseri progresivitetin. Kjo do ishte nje incentive per te ruajtur njerezit intelektuale ne vend.
Gjithashtu nje menyre per te incentivuar kompanite qe operojne ne fushen e teknologjise do ishte qe pajisjet informatike te kene nje metode amortizimi lineare per keto lloj pajisjesh te cilat jo vetem qe amortizohen shpejt por teknologjia avancon dhe i zevendeson shume shpejt. Propozojme amortizim linear me norme 25%.
- Nevojiten sqarime ne ligj ne lidhje me tatim-fitimin e shoqerive qe prodhojne software.
Ndryshimet e fundit te propozuara ne draftin e Ligjit “Per tatimin mbi te ardhura” shprehen qe kompanite qe prodhojne software do te kene nje tatim – fitimi ne masen 5%. Ne fakt tregu njeh kompani te cilat nuk kane aktivitet te vetem vetem prodhimin e software por edhe aktivitete te tjera tregtare, si shitje hardware, distribucion etj.
Si do te funksionoje ne praktike zbatimi i kesaj mase tatimi? Pra, do te mbahen llogari te ndara per çdo aktivitet?
SEKSIONI 3. Propozime per ndryshime te tjera te paperfshira ne Paketen Fiskale 2018
Ligji per tatimin mbi te ardhurat
- Zgjatja e periudhës së mbartjes për humbjet tatimore
Një nga synimet kryesore të qeverisë shqiptare është të tërheqë investimet e huaja direkte për të kryer investime greenfield. Duke pasur parasysh natyrën dhe përmasën e këtyre investimeve, zakonisht nevojiten 3-5 vjet përpara se këto investime të fillojnë të nxjerrin fitime. Në disa raste, për shkak të kushteve të tregut, kjo periudhë mund të jetë edhe më e gjatë. Në rrethana të tilla, këto shoqëri mbledhin humbjet të cilat duhet të shfrytëzohen ndaj fitimeve në të ardhmen.
Legjislacioni shqiptar, sipas Ligjit për “Tatimin mbi të Ardhurat” nr. 8438 datë 28.12.1998, i ndryshuar, parashikon që humbjet tatimore mund të barten dhe shfrytëzohen për një periudhë jo më shumë se 3 vjet.
Në referim të argumentit të lartpërmendur, kur këto shoqëri fillojnë të nxjerrin fitime dhe duke marrë parasysh kushtet aktuale ekonomike të pandryshuara, është e qartë se dispozita përkatëse e legjislacionit shqiptar nuk i shërben qëllimit të krijimit të një ambienti tërheqës për investimet greenfield. Përkundrazi, vendet fqinje si Greqia, Bullgaria, Serbia, Turqia u japin Shoqërive një periudhë minimale prej 5 vjetësh për të shfrytëzuar humbjet tatimore.
Vendet e BE-së, si p.sh Italia, u japin shoqërive një periudhë të pacaktuar kohore për shfrytëzimin e humbjeve tatimore të krijuara gjatë 3 viteve të para të investimit. Në këtë drejtim, si dhe me qëllim krijimin e një mjedisi tërheqës për investimet e huaja direkte që kryejnë investime greenfield, rekomandohet që periudha 3 vjeçare e përcaktuar në ligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, të zgjatet minimalisht 7-10 vjet.
Ligji per TVSH
- Vonesat ne rimbursimin e TVSH
Per te shmangur shtimin e shumave te TVSH te parimbursuara nga administrata tatimore, sugjerojme si me poshte:
- te percaktohet shprehimisht ne ligj qe ne rast te kredive tatimore qofte per TVSH apo tjeter tatim, pavaresisht se mund te jene te pakontrolluara, te mund te perdoren per te kompensuar detyrime te tjera tatimore. Kjo gje do te ule pjeserisht efektin nga vonesat aktuale ne kontrollin dhe rimbursimin e TVSH;
- te lejohet kompensimi me detyrime doganore (tarife doganore, TVSH apo taksa kombetare te pagueshme ne dogane);
- interesi per rimbursim me vonese te TVSH te perllogaritet automatikisht nga sistemie-tax.
- Njohja e borxhit te keq
Ne ligjin e TVSH-se te ndryshohet pika 1 e Nenit 84 “Borxhi i Keq” si me poshte:
“Kur një pagesë nuk është marrë plotësisht apo pjesërisht për një furnizim të tatueshëm prej furnizuesit dhe është njohur si detyrim me vendim gjyqësor të formës së presë, si dhe ka qenë i pamundur ekzekutimi për një periudhë 6 mujore, lejohet zbritja e TVSH-së përkatëse, e cila është TVSH e zbatuar në përputhje me këtë ligj për shumën e pa arkëtuar të borxhit të keq”.
Kuptimi i Borxhit te Keq lidhet me pamundesine e mbledhjes se tij ne kohe dhe ne shumen perkatese, sipas fatures se leshuar me TVSH. Aktualisht shumica e bizneseve kane probleme ne bilancet e tyre, pikerisht sepse e kane te pamundur mbledhjen e borxheve.
Ne shume vende, kuptimi i Borxhit te Keq lidhet me kalimin e afatit kontraktual qe palet kane parashikuar per pagimin e detyrimit, ose ne te kundert me perfundimin e procedures ligjore per ekzekutimin e borxhit.
Pikerisht, nisur nga parimi i efektivitetit dhe transparences, kemi propozuar nje formulim te ri, duke qene se formulimi aktual i Nenit 84 i ka vendosur kreditoret ne nje situate kur nuk u njihet nje Borxh i Keq. Dy jane elementet qe per ne jane te rendesishem ne njohjen e nje Borxhi te Keq dhe ato lidhen me vendimin e formes se prere, pra detyrimin e njohur nga gjykata, dhe ndjekjen e te gjitha procedurave te ekzekutimit.
Persa i perket elementit te pare, kreditoret duhet patjeter te konfirmojne Borxhin e Keq nepermjet nje vendimi te formes se prere, dhe per kete do te duhet nje kohe relativisht e gjate, duke marre ne konsiderate procedurat ligjore (perjashto ketu rastin e fatures se njohur qe perben titull ekzektiv).
Nga ana tjeter, kreditoret duhet te vertetojne qe jane perpjekur ta ekzekutojne shumen, por kjo ka qene e pamundur. Kjo behet duke vertetuar se nepermjet procedures permbarimore, ka qene i pamundur ekzekutimi brenda nje afati te arsyeshem. Ligji nuk ka parashikuar raste kur permbaruesi mund te shmange ekzekutimin, dhe nuk mund te pretendohet dhe as te hidhet ne diskutim si pengese mosekzekutimi per faj te permbaruesve. Rastet e abuzimeve jane te denueshme nga ligji dhe nuk mund te merren si raste te pergjithshme, sidomos kur synohet nje dispozite e re, pra nje parashikim ligjor. Mendojme se formulimi i ri i propozuar permbush kushtin e te qenurit nje parashikim logjik dhe i drejte ne situaten aktuale ne te cilen ndodhet biznesi shqiptar – dhe kryesisht kreditoret e tij.
Mendojme se parashikimi aktual, i cili parashikon se Borxhi i Keq duhet te konfirmohet pas shpalljes se falimentit te shoqerise, nuk eshte i pershtatshem per kushtet e zhvillimit ekonomik te vendit tone. Fakti i pare qe e ben te papranueshem kete parashikim eshte eksperienca se sa e sukseshme eshte kjo procedure (falimenti) aktualisht dhe ne baze te statistikave te cilat mund te merren lehtesisht nga gjykatat. Mund te themi se nga qindra raste falimenti, vetem ndonje rast mund te jete permbyllur me sukses. Dhe kjo ka ndodhur vetem ne ato raste kur debitori vete e ka hapur kete procedure dhe po vete debitori ka qene i bindur per perfundimin e saj.
Ne keto kushte, vendosja e kreditorit ne pozite te veshtire, ku i duhet te ndjeke nje procedure qe ka kosto te larte si kohore ashtu dhe financiare, e ve kreditorin ne nje situate te pamundur per te pasqyruar situaten e tij te vertete financiare.
- Propozojme futjen e nje takse doganore ne forme akcize ndoshta per pajisjet IT te perdorura qe importohen ne Shqiperi.
Ne BE, keto produkte ne fund te ciklit te perdorimit duhet te paguajne nje fee riciklimi e cila ne varesi te peshes mund te shkoje 30-50 EUR/cope. Mendojme qe kjo vlere duhet te futet si takse per keto produkte.
Se pari : Deshirojme te nenvizojme faktin se krahasuar me vendet e rajonit (Maqedoni, Mal i Zi) te cilat nuk lejojne hyrjen e elektroshtepiakeve te perdorura ne tregun perkates te tyre, Shqiperia lejon hyrjen e ketyre produkteve te perdorura ne tregun e saj. Si rrjedhoje, shteti Shqiptar, nese do te ndiqte praktiken e ketyre vendeve te rajonit, do te perfitonte te ardhura shtese ne forme te tatimit mbi vleren e shtuar, perafersisht ne vleren e mesiperme, vlere e cila ne keto momente konsiderohet si humbje per buxhetin e shtetit
Se dyti : ruajtja dhe mbrojtja e ambjentit. Shqiperia eshte nje nder ato vende qe ka probleme te shumta lidhur me masat e marra per te garantuar kete mbrojtje.
Importimi i produkteve te perdorura ne tregun shqiptar shoqerohet me rreziqe te cilat nuk mund te identifikohen lehtesisht nga konsumatoret apo nga institucionet shteterore perkatese. Keto rreziqe lidhen me substancat toksike te keyre produkteve, te cilat jane te demshme per mjedisin dhe te paperthithshme nga ambjenti
Se treti: shume i rendesishem per ne, eshte pikerisht mbrojtja e konsumatoreve. Nje pjese e madhe e konsumatoreve nuk jane te informuar siç duhet per problemet teknike dhe financiare qe mund te rrjedhin nga blerja dhe perdorimi i produkteve te perdorura.
Kodi Doganor
- Heqja e procedurave doganore per pjeset e kembimit deri ne 100 euro.
Ka nje numer tatimpaguesish qe kryejne procedura doganore import-eksport te pjeseve te kembimit te cilat i perdorin per riparimin e produkteve ne garanci. Furnitoret sigurojne pjese kembimi pa pagese nese permbushen kushtet e garancise per produktin.
Nderkohe qe ne dogane ne duhet te paguajme TVSH, Takse doganore dhe Takse skanimi ne import dhe eksport kur vlera e produktit eshte shume e vogel dhe madje kjo vlere eshte vetem per qellime doganore dhe jo tregtare.
Propozojme qe per pjeset e kembimit me vlere deri ne 100 EURO te mos kryhen procedurat doganore import-eksport.
Kjo do te lehtesonte edhe institucionet doganore duke pasur me pak kosto ne burime njerezore, ne infrastrukture si dhe ne logjistike.
- Heqja dhe ulja e tarifave doganore per disa produkte
Vleresojme faktin qe Ministria e Finances dhe e Ekonomise ka propozuar ndryshime te tarifave dhe taksave doganore ne lidhje me produktet IT dhe kancelarike. Me qellim qe kompanite IT ne Republiken e Shqiperise te jene te konkurueshme ne rajon do te sugjeronim uljen tarifore edhe per
42029219 42029298- Cante per lap top.- Taksa doganore 15%
Keto produkte kane vlere te vogel ne blerje dhe nderkohe ne vendet e BE e kane taksen doganore 2.7%
Kjo do te ndihmonte ne nje unifikim te taksave dhe tarifave doganore.