Albspirit

Media/News/Publishing

Ana Mehmetaj: Triumfi i LDK-së përballë partive qeverisëse

 

Zgjedhjet administrative në Kosovë kanë sjellë një tjetër renditje të forcave politike duke nxjerrë në krye Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) si fituese në 8 komuna dhe konkretisht në Gjilan, Istog, Podujevë, Vushtri, Pejë, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Viti. Pas LDK vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7 komuna, 4 më shumë se mandatin e kaluar, PDK-ja me 5 komuna dhe Vetëvendosja me 3 të tilla, përfshi edhe kryeqendrën e Kosovës, Prishtinën.

Fillimisht duhet përgëzuar kalsa poliitke në Kosovë, pozitë dhe opozitë që arritën të kryejnë zgjedhje të qeta, pa eksese dhe të pranuara ndërkombëtarisht. Prania në procesin zgjedhor e kongresmenit amerikan Eliot Engel, miku i madh e i kahershëm i shqiptarëve, flet qartë dhe haptas për mbështetjen e veçantë të shtetit tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo fitore erdhi në një kohë kur zgjedhjet e përgjithshme parlamentare i ka fituar një koalicion tjetër me kryeministër Ramush Haradinaj, që duhet thënë se do të mbhet mend jo për qeverisje, por për numrin më të madh të zëvendësministrave, si një rekord botëror në bazë të numrit të popullsisë.

LDK doli nga kjo betejë më e fortë, më e organizuar dhe madje e gatshme për të qenë shumë shpejt edhe në qeverisjen qendrore. Është pikërisht kjo forcë politike që ka bërë shumë për Kosovën me liderin e saj historik Ibrahim Rugova duke i renditur shqiptarët përkrah koalicionit euro-atlantik.

Please follow and like us: