Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Patozi: Me Olldashin, kur ishim më të vegjël

Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës “Albania”.

Atëherë, “kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë”.

Ka qenë kjo një shprehje, që e përdornim shpesh me shaka për të kujtuar të shkuarën dhe injoruar rrjedhjen e viteve.

Nuk e mbaja mend fare që ekzistonte, pasi asnjëri prej nesh nuk ka qenë i dhënë pas fotove.

Merita për “zbulimin” e saj i takon Irta Patozit, e cila e kishte gjetur rastësisht në turrën e fotografive të vjetra.

Por meqë është kopje e vetme, sot ia dorëzova kokëulur Kozetës.

Sepse asaj i takon që ta ketë, si e vetmja bankë e sigurt për të gjitha “pasuritë”, që trashëguam prej Sokol Olldashit.

Please follow and like us: