Albspirit

Media/News/Publishing

Çdo të ndodhë me të dy partitë, PS dhe PD?

Spartak NGJELA

Në fillim të vitit 2018 e deri në mars të këtij viti fillon çmontimi i jakobinizmit të korruptuar shqiptar.

Shqipëria në vitin 1992 kaloi nga një tirani bolshevike terroriste, në një jakobinizëm korruptiv antidemokratik.

l.

Çfarë është jakobinizmi aktual shqiptat?

Sot në Shqipëri janë dy parti jakobine – Partia Demokratike dhe Partia Socialiste: ato duhet të shpërbëhen; dhe do të shpërbëhen nga Reforma.
Tani nuk është më sekret të thuhet: Reforma në Drejtësi është formuluar që të shpërbëjë përfundimisht janobinizmin e korruptuar shqiptar.

ll.

Bolshevizmi shqiptar si tirani e egër hoxhist ra në vitin 1991 dhe gjendjen e morën në dorë jakobinët e rinj: Partia Demokratike.

Jakobinizmi menjëherë u dominua nga një figurë që krijoi një represioni të ri në Shqipëri: Sali Berisha.

Por ky u rrëzua me revolta në vitin 1997 dhe përsëri nga një parti jakobine: Partia Socialiste, sepse jakobinizmi i djathtë u rrëzua me jakobinizëm të majtë.
Që nga ky moment në Shqipëri jakobinët e majtë dhe jakobinët e djathtë kanë ndërruar vendet dhe kanë sunduar me anë të korrupsionit.

Sundimi i tyre është një jakobinizëm korruptiv sepse demokracinë nuk e kanë mposhtur me tirani, por me korrupsion.
Po, pikërisht këtu, dy politika të mëdha, politika amerikane dhe politika gjermane, që kanë interesa të mëdha në Shqipëri strukturuan ligjërisht e deri në kushtetutë demokracinë e re në Shqipëri.

lll.

Ekspertë amerikanë dhe ekspertët gjermanë konstatuan se korrupsioni shqiptar ka origjinë jakobine, dhe e dinin që çdo reformë demokratike është antijakobiniste. Kështu që ishte shumë e thjeshtë: duke rrëzuar jakobinizmin shqiptar ke eliminuar edhe korrupsionin shqiptar.

Ja kjo në thelb është Reforma në Drejtësi, e cila është evidente se, pasi të eliminojë korrupsionin në organet e drejtësisë, do të eliminojë të gjithë klasën politike të korruptuar.

Brenda muajit mars 2018 Berisha, Rama, Basha dhe të afërmit më ta do jenë të eliminuar eliminuar nga Reforma njëlloj si gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar para tyre.

IV.

Por çdo të ndodhë me të dy partitë jakobine: PS dhe PD?
Ato duhet të marrin masa që Tani, që të mos shpërbëhen. Por, a kanë njerëz që mund ta bëjnë këtë?

Please follow and like us: